Kosova
Kosovë: Paralajmërohet mot me shi e stuhi
Mot jo stabil do të mbretërojë gjatë javës së ardhshme në Kosovë.
Siç njofton Prishtina Weather, vendi do të dominohet nga vranësirat dhe rrebeshe shiu që mund të shoqërohen edhe me stuhi erërash.
“Moti jostabil që përfshiu vendin në fundjavë, pritet të vazhdojë edhe përgjatë javës vijuese. Vendi do të dominohet më shumë nga vranësirat, derisa kohëpaskohe, kryesisht orëve të pasdites priten zhvillime të rrebesheve me bubullima. Lokalisht rrebeshet mund të jenë të stuhishme të përcjella edhe me erë. Në aspektin termik, do të mbajë mot më i freskët. Nga dita e premte, sipas parashikimeve të fundit, do të ketë më shumë diell, e mundësi për reshje shiu mbeten vetëm përreth viseve malore”, thuhet në njoftim.
Minimalet do të luhaten ndërmjet 15 e 18 gradë Celcius, derisa maksimalet fillimisht luhaten ndërmjet 23 e 25 gradë Celcius, e deri të premten shënojnë rritje në 28 gradë Celcius.
“Temperaturat mbesin paksa më të ulëta në fillim, e në pjesën e dytë të javës me tendencë të rritjes. Minimalet luhaten ndërmjet 15 e 18 gradë Celcius, derisa maksimalet fillimisht luhaten ndërmjet 23 e 25 gradë Celcius, e deri të premten shënojnë rritje në 28 gradë Celcius. Era do të fryjë kryesisht nga veriu e verilindja, e lehtë dhe mesatare 5 gradë Celcius”, bënë të ditur PW.
Instituti Hidrometorologjik i Kosovës (IHMK) bën të ditur se gjatë javës mund të ketë edhe breshër në vendin tonë.
“Fushat me presion të ulët, të cilat kanë përfshirë vendin, do të vazhdojnë ndikimin e tyre edhe për gjatë javës së ardhshme, duke ndikuar të kemi një mot të ndryshueshëm. Pjesët e para të ditës zakonisht fillojnë me rreze dielli, por gjatë ditës rrezet e diellit do të zëvendësohen me vranësira, reshje shiu dhe shkarkime elektrike. Për shkak të gjendjes së lartë termike që ishte në mesjavë dhe proceseve të tjera termodinamike në troposferë, rrezikohen disa zona të izoluar me reshje breshri (breshnizë)”, njofton IMHK.
E-Diaspora
-
“Gjurmëve të Rrënjëve Tona”, një mbrëmje kushtuar identitetit shqiptar në mërgatë Është mbajtur edicioni i katërt i aktivitetit kulturor "Gjurmëve të Rrënjëve Tona", organizuar nga Misioni Katolik... -
Kampionati botëror: Austria, në kërkim të një vendi për në fazën eliminatore -
Nga Cyrihu drejt Amerikës, Ansambli “TROJET” çon kulturën shqiptare në Festivalin “Lahuta 35” -
Pulmologu shqiptar realizoi ëndrrën në Austri: Dr. Mefail Muji hap ordinancën e tij në Vjenë -
Ansambli “Vatra” sjell atmosferë shqiptare në “Albanifest” të Winterthurit
Jeta në Zvicër
-
Lumi Aare arrin temperaturën më të lartë në histori Rekorde të reja u regjistruan në 19 stacione meteorologjike, ndërsa ngrohja e lumit detyroi edhe masa... -
Mbi 1.300 viktima shtesë nga vala ekstreme e të nxehtit në Evropë -
Vzhdon hendeku gjinor i pagave, në Zvicër -
Temperaturat ekstreme kanë mbaruar për momentin -
Bazeli, qyteti më i nxehtë në Zvicër gjatë valës së të nxehtit













