Kosova
Kosovë: Pesëfishohet çmimi i importit të energjisë elektrike
Gjatë muajit tetor një megavat është importuar në vlerën prej 242 euro, ku një vit më herët kjo vlerë ishte pesë herë më i lirë
Kriza energjetike globale ka ndikuar dukshëm në rritjen e çmimeve të importit të energjisë në Kosovë. Dallimi është tejet i madh, marrë parasysh që vitin e kaluar megavati është blerë 49 euro, kurse këtë vit 242 euro.
Kompania Kosovare për Distribuimin e Energjisë Elektrike (KEDS) njofton se ka pasur shtrenjtim të importim të energjisë në Kosovë.
Sipas KEDS-it, gjatë muajit tetor një megavat është importuar në vlerën prej 242 euro, ku një vit më herët kjo vlerë ishte pesë herë më i lirë.
“Kriza energjetike botërore ka ndikuar dukshëm në rritjen e çmimeve të importit të energjisë. Dallimi është tejet i madh, marrë parasysh që vitin e kaluar megavati është blerë 49 euro, kurse këtë vit 242 euro”, njofton KEDS.
Këtë rritje të çmimit e ka konfirmuar edhe ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli.
“Çmimet e energjisë elektrike të importit janë rritur pesëfish, në krahasim me vitin e kaluar dhe një vit normal. Rrjedhimisht është një gjendje e jashtëzakonshme, në të cilën secili prej nesh duhet të bëjë gjithçka që është e mundur brenda kapaciteteve të tij, në mënyrë që kjo krizë ta prek Kosovën”.
Ajo ka kërkuar nga qytetarët që të kursejnë energjinë elektrike gjatë stinës së dimrit, duke shfrytëzuar alternativa tjera për ngrohje.
Çmimet e importit janë rritur pesëfish. Është gjendje e jashtëzakonshme. Në mënyrë që kjo krizë sa më pak ta prekë Kosovën, qytetarët duhet që të kursejnë energji, që të shfrytëzojnë burime të tjera të ngrohjes. Moskursimi i energjisë do të thotë edhe rritje e importit dhe mund të ketë pengesa në fuqizim të rregullt, e mund të ketë edhe rritje të tarifave nga prilli i vitit të ardhshëm”.
Kurse, Visar Ademi, drejtor ekzekutiv në Balkan Green Foundation, ka thënë se se duhet të ndërmerren të gjitha hapat në dekarbotizimin e sektorit të ngrohjes më Kosovë.
“Alternativat për ngrohje janë, biomasa, energjia elektrike, ngrohtoret qendrore, burimet e ripërtrishme etj”.
Furnizimi me ngrohje për qytetarët e Kosovës mbetet sfidë e madhe, mbi 50% e qytetarëve nuk mund të sigurojnë ngrohje të mjaftueshme për shtëpitë e tyre.
Sistemet e ngrohjes janë kryesisht vetjake dhe Kosova ka zhvillim tepër të vogël të ngrohjes qendrore. Për më tepër, burimet kryesore të energjisë të cilat qytetarët e Kosovës përdorin për ngrohje janë kryesisht energjia elektrike dhe prerja e drurëve.
E-Diaspora
-
Kampionati botëror: Austria, në kërkim të një vendi për në fazën eliminatore Të dielën herët në mëngjes (Ora: 4:00), kombëtarja austriake përballet me Algjerinë në Kansas City (ShBA),... -
Nga Cyrihu drejt Amerikës, Ansambli “TROJET” çon kulturën shqiptare në Festivalin “Lahuta 35” -
Pulmologu shqiptar realizoi ëndrrën në Austri: Dr. Mefail Muji hap ordinancën e tij në Vjenë -
Ansambli “Vatra” sjell atmosferë shqiptare në “Albanifest” të Winterthurit -
Itali
I burgosuri me origjinë nga Kosova arratiset nga spitali në Itali, dyshohet se mashtroi gardianët
Jeta në Zvicër
-
Temperaturat deri në 38°C në Zvicër – Autoritetet kërkojnë vigjilencë maksimale Moti i nxehtë pritet të vazhdojë edhe gjatë ditëve në vijim, duke rritur rrezikun për shëndetin... -
Vjedhje me thyerje në një dyqan armësh – Plagosen dy policë -
Komiteti i Senatit, kundër tarifës prej 50 frangash për dhomat e urgjencës -
Ia marrin pensionistit 80,000 franga, një pensioniste shpëton në momentin e fundit -
39 gradë në Zvicër: Rekordi i nxehtësisë për qershor u thye pas vetëm një dite













