Lajme
Kosovë: Kërkohet karantinimi i personave që kthehen nga Shqipëria
Kosova sot ka shënuar rekord të rasteve pozitive me Covid-19, gjithsej 276 raste si dhe tetë viktima.
Kjo shtyri Qeverinë dhe Ministrinë e Shëndetësisë të paralajmërojnë edhe masa të reja, të cilat pritet të hyjnë së shpejti në fuqi.
Një nga vendimet ka të bëjë pikërisht edhe me shtetasit kosovarë, të cilët do të udhëtojnë pas 30 korrikut në shtetin e Shqipërisë, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë.
”Prej datës 30.07.2020 të gjithë shtetasit e Republikës së Kosovës që vijnë me risk të lartë të infeksionit (Republika e Shqipërisë, Malit të Zi, Maqedonisë së Veriut dhe Serbisë) obligohen të vetizolohen për 7 ditë në shtëpitë e tyre”, thuhet në propozim-vendim.
Po ashtu pritet të vendoset edhe për hapjen e çerdheve si dhe zgjatjen e orarit të lëvizjes.
E-Diaspora
-
Mbështetës të Albin Kurtit nga Zvicra mbërrijnë në Prishtinë për zgjedhjet e 7 qershorit Në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari”, ardhja e tyre u shoqërua me brohoritje dhe pankarta... -
Gjermani
Bashkatdhetarët në Stuttgart po ushtrojnë të drejtën e votës -
Interesim i madh për votimin në Ambasadën e Kosovës në Vjenë -
Ka nisur votimi në Konsullatën e Kosovës në Cyrih -
Spanjë
Punimi i Eros Halilit pranohet në Kongresin Evropian të Fizikës Mjekësore në Spanjë
Jeta në Zvicër
-
Nga Zvicra në Kosovë, këmbë, për 61 ditë Më 4 prill 2026 ishte nisur në këmbë nga Zvicra në Kosovë e tashti, 61 ditë... -
BE-ja kërkon më shumë para nga Zvicra për të mbrojtur kufijtë e jashtëm -
Qyteti Vernier ankohet kundër ndalimit të burkinit në Gjenevë -
Bien ndjeshëm sulmet ndaj bankomateve në Zvicër -
Sulmet ndaj bankomateve janë përgjysmuar në vitin 2025














