Kosova
Kosovë: Qeveria del me një kërkesë për KEK-un
Qeveria i rekomandon KEK-ut t’i shfrytëzojë 7 milionë eurot e subvencionimit për import
Korporata Energjetike e Kosovës (KEK) ka njoftuar se kësaj kompanie i janë deleguar detyra shtesë për të siguruar energji elektrike, edhe përkundër faktit se kjo përgjegjësi është e furnizuesit publik.
Lidhur me këtë, KEK njofton se sot ka pranuar disa rekomandime nga Komiteti Teknik për Energji, i krijuar nga Ministria e Ekonomisë.
“Rekomandimi kryesor është që KEK të shfrytëzojë mjetet e mbetura (rreth 7 milionë euro) nga subvencioni i bartur nga Qeveria e Kosovës për import të energjisë elektrike për të mbuluar kërkesën vendore, pra me qëllim të furnizimit të pandërprerë dhe eliminimit të devijimeve”, thuhet në njoftim.
Tutje theksohet se aktualisht, KEK është duke punuar intensivisht me Ministrinë e Ekonomisë në finalizimin e marrëveshjes për jetësimin e rekomandimeve të Komitetit Teknik të Energjisë, raporton Albinfo.ch.
Për më tepër, KEK-u thekson se në kohën kur në Kosovë rritet konsumi, KEK-u po vazhdon të pranojë një sasi të caktuar të energjisë elektrike nga Korporata Elektro-energjetike Shqiptare (KESH).
“Kjo sasi po merret nga depozitimi që KEK-u kishte bërë për disa muaj në KESH dhe po vazhdon të depozitojë sa herë që KEK-u ka teprica. E gjithë kjo me qëllim furnizimit të konsumatorëve fundorë dhe evitimin e reduktimeve”, thuhet në njoftimin e KEK-ut.
KEK thekson se deri më tani ka depozituar mbi 120.000 MWh, ndërsa gjatë 4 ditëve të fundit nga KESH-i kemi pranuar rreth 3,500 MWh./Albinfo.ch
E-Diaspora
-
“Gjurmëve të Rrënjëve Tona”, një mbrëmje kushtuar identitetit shqiptar në mërgatë Është mbajtur edicioni i katërt i aktivitetit kulturor "Gjurmëve të Rrënjëve Tona", organizuar nga Misioni Katolik... -
Kampionati botëror: Austria, në kërkim të një vendi për në fazën eliminatore -
Nga Cyrihu drejt Amerikës, Ansambli “TROJET” çon kulturën shqiptare në Festivalin “Lahuta 35” -
Pulmologu shqiptar realizoi ëndrrën në Austri: Dr. Mefail Muji hap ordinancën e tij në Vjenë -
Ansambli “Vatra” sjell atmosferë shqiptare në “Albanifest” të Winterthurit
Jeta në Zvicër
-
Lumi Aare arrin temperaturën më të lartë në histori Rekorde të reja u regjistruan në 19 stacione meteorologjike, ndërsa ngrohja e lumit detyroi edhe masa... -
Mbi 1.300 viktima shtesë nga vala ekstreme e të nxehtit në Evropë -
Vzhdon hendeku gjinor i pagave, në Zvicër -
Temperaturat ekstreme kanë mbaruar për momentin -
Bazeli, qyteti më i nxehtë në Zvicër gjatë valës së të nxehtit












