Kosova
Vendimi i Qeverisë së Kosovës për pensionet
Qeveria e Kosovës ka ulur shtesat për pensionet në mbledhjen e sotshme.
Nga 30 euro shtesë sa kanë marrë mbi pensionin bazë prej 90 eurosh, pensionistët tash e tutje do të marrin veç 10 euro më shumë.
Ministri i Financave i Kosovës, Hekura Murati njoftoi se pensionet të cilat jenë nën vlerën e 100 eurove, do të bëhen 100 euro për tre muajt e ardhshëm, ndërkaq familjet me asistencë sociale do të marrin nga 30 për qind të ndihmës aktuale, shkruajnë mediat vendore, përcjell albinfo.ch.
“Vendimi i tretë është për vazhdimin e mbështetjes në skemat sociale, që vlejnë për prill, maj dhe qershor, ku bëhet fjalë për familjet që janë pranues të asistencës sociale, të cilët do të marrin 30 për qind shtesë, mbi shumën qe e pranojnë normalisht. Te skemat pensionale do të bëjmë subvencione që për të gjitha pensionet të cilët janë nën 100 euro do të bëhet pra 100 euro”, bëri të ditur Murati.
Sektori shëndetësorë do të merr shtesa prej 150 euro gjatë muajit prill-maj, stafi teknik 100 euro, dhe ai i sigurisë 100 euro
E-Diaspora
-
Alis nga Eurovisioni: “Një ëndërr që po e jetoj” Përfaqësuesi i Shqipërisë në Eurovision 2026 ndau emocione nga ceremonia hapëse “turquoise carpet”... -
Suedi: Arrestohen tre të dyshuar për vrasjen e 20-vjeçarit shqiptar -
Kurti: Diaspora dhe bashkëpunimi me Gjermaninë, çelës për zhvillim ekonomik -
Kanada
Nga Kosova në Parlamentin e Kanadasë, një rrëfim suksesi dhe vlerësimi -
Zvicër
“Një gjuhë për dhimbjen”, historia e një familjeje kosovare nominohet për çmimin prestigjioz të gazetarisë në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Disa vetura dëmtohen dhe plaçkiten në Chambésy Policia në kantonin e Gjenevës po heton një seri thyerjesh të veturave të raportuara në zonën... -
Botërori 2026 pritet të ketë pak ndikim në ekonominë zvicerane -
Ndërron jetë kardinali zviceran Emil Paul Tscherrig -
Zvicra mbetet destinacioni më i preferuar për gjermanët që jetojnë jashtë vendit -
Policia e Cyrihut nuk publikon gjithmonë kombësinë e të dyshuarve













