Kosova
Kosovë: Situatë e rëndë me gripin sezonal, Ministria e Shëndetësisë del me njoftim
Pas shqetësimeve të ngritura në Kosovë lidhur me përhapjen e shpejtë të gripit sezonal, Ministria e Shëndetësisë u ka kërkuar qytetarëve që të vaksinohen, të vendosin maskë, e të reduktojnë vizitat familjare, në mënyrë që të mbrohen nga ky grip.
Njoftimi i plotë:
Si të mbroheni nga Gripi sezonal
VAKSINOHUNI
Mbuloni gojën dhe hundën me maskë!
Nëse keni shenja të gripit, kërkoni menjëherë ndihmë mjekësore!
Të redukohet numri i vizitave të familjarve tek personat e hospitalizuar (SHSKUK, Spitalet e përgjithshme)
Evitoni qëndrimin në vende të mbyllura dhe të mbingarkuara me njerëz!
Nëse keni shenja të gripit mbani distancë të paktën 1 metër prej njerëzve të tjerë!
Mbuloni hundën dhe gojën me faculetë në rast të kollës apo teshtitjes!
Hidhni faculetën menjëherë pas përdorimit në shportën e mbeturinave!
Shmangni prekjen e syve hundës apo gojës me duar të pa pastruara!
Nëse keni shenja të gripit, mos shkoni në punë, shkollë apo vende me shumë njerëz, por qëndroni në shtëpi!
Pastroni rregullisht duart me ujë dhe sapun dhe dezinfektoni ambientin ku qëndroni!
Ushqehuni shëndetshëm duke përdorë më shumë vitamina dhe bëni aktivitet fizik!
E-Diaspora
-
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 Në zemër të Cyrihut, të rinj e të reja shqiptare kanë vallëzuar nën tingujt e muzikës... -
Fundjava sjell fluks të madh, mbi 10 mijë kosovarë kalojnë në Shqipëri -
Leo ka rreth 200 të punësuar në Zvicër dhe dhjetëra të tjerë në Kosovë -
Boksieri shqiptar Luis Vela shpallet kampion i WBC International në moshën 19-vjeçare -
Në SHBA hapet ekspozita “Liria” e fotografit kosovar Hazir Reka
Jeta në Zvicër
-
Aeroporti i Cyrihut rikthehet në funksionim të plotë Asnjë aeroplan nuk mundi të ngrihej në Aeroportin e Cyrihut të dielën në mëngjes. Arsyeja për... -
16-vjeçarja humb jetën pas stuhisë së fuqishme në Cyrih -
Cyrihu vallëzoi shqip në ditën e parë të Alba Festivalit 2026 -
Zvicra po përballet me rënie të vazhdueshme të lindjeve -
Gjeneva mbyll shkollën për nxënësit më të vegjël për shkak të vapës ekstreme











