Kosova
Kosovë, sot vendoset për masat anti-Covid
Pritet të largohet ora policore
Sot, kryetarët e komunave të Kosovës do të takohen me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, ku do t’ia paraqesin kërkesat e tyre për largimin e orës policore dhe masave të tjera që aktualisht janë në fuqi për parandalimin e përhapjes së Covid-19, transmeton albinfo.ch.
Përveç tjerash, do të diskutohet edhe plani i vaksinimit dhe gjendja e përgjithshme pandemike në Kosovë.
Drejtori i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi, ka deklaruar për media se janë duke u koordinuar kërkesat e komunave, përmes kryetarëve të tyre.
“Jemi duke i koordinuar kërkesat e komunave përmes kryetarëve të komunave. Jemi në kontakt me kryetarë dhe ata janë shumë të angazhuar sa i përket zhvillimit ekonomik lokal”, ka thënë Ibrahimi.
Ibrahimi ka deklaruar se kërkesë e komunave është largimi i masave kufizuese që janë në fuqi.
“Pra, përveç vaksinimit të popullatës, largimit të kufizimit të lirisë së lëvizjes, komunat janë të interesuara që të largohen masat që kanë ndikim të drejtpërdrejtë në zhvillimin ekonomik lokale. Pra, edhe një herë, kryetarët kërkojnë që të ketë kujdes sa i përket shëndetit publik mirëpo gjithnjë duke shtuar kujdesin për zhvillim ekonomik lokal duke marrë për bazë se shumica e shteteve, jo vetëm në rajon, janë duke i liberalizuar masat”, ka deklaruar Ibrahimi për media.
Takimi virtual i Vitisë me krerët e komunave të vendit do të mbahet në orën 10:00.
Ndryshe, Oda e Hotelerisë dhe Turizimit ka paralajmëruar se do të ketë lirim të masave gjatë kësaj jave.
Përmes një komunikate drejtuar mediave, OHT-ja ka bërë me dije se ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, iu ka kërkuar kohë deri të mërkurën për të vendosur për lirimin e masave.
E-Diaspora
-
Rama nxit mërgimtarët të kthehen në Shqipëri për të investuar Kryeministri Edi Rama ka nxitur emigrantët që të kthehen në Shqipëri dhe të investojnë në vendin...
-
Mundësi për diasporën që të kontribuojë në vendlindje
-
Belgjikë: Arrestohen 13 shqiptarë
-
Rama apel diasporës: S’do ta keni të vështirë për kë do të votoni
-
Berisha: Po bëjmë gjithçka që procesi i votimit nga diaspora të jetë transparent
Jeta në Zvicër
-
Cilat kantone në Zvicër natyralizojnë më shumë banorë të huaj? Shifrat e fundit mbi numrin e njerëzve që fitojnë nënshtetësinë zvicerane kanë zbuluar kantonet zvicerane që...
-
Alpet Zvicerane, një thesar i ri për zhvilluesit e pasurive të paluajtshme
-
Fqinjët e Zvicrës “nuk janë model” në politikën fiskale, thotë ministrja e financave
-
Bazel: Eurovisoni po kërkon 700 vullnetarë
-
Mundësi për diasporën që të kontribuojë në vendlindje