Kosova
Kosovën në Paris e përfaqësojnë më shumë se 50 kardiologë
Në Paris po mbahet Kongresi Europian i Kardiologëve po mbahet në Paris ku po marrin pjesë rreth 3000 kardiologë
Kardiologu i njohur kosovar, Gani Bajraktari, i cili po merr pjesë në kongresin e kardiologjisë të organizuar nga Shoqëria Evropiane e Kardiologjisë në Paris, thotë se së bashku me 50 kardiologë të tjerë po e prezanton Kosovën në kryeqytetin francez.
Ai ka treguar se është duke marrë pjesë në këtë ngjarje të madhe në botë, ku çdo vit marrin pjesë më shumë se 30 mijë pjesëmarrës.
“Erdha këtu me mbi 50 kolegë nga Kosova, duke marrë pjesë në këtë ngjarje më të madhe në botë të kardiologjisë, ku çdo vit marrin pjesë më shumë se 3 mijë pjesëmarrës”, tha ai përmes një video-mesazhi në llogarinë e tij në rrjetin social Facebook, shkruan indeksonline.net.
Bajraktari ka shtuar gjithashtu se ka shkuar atje në mënyrë që ta shohë vetë se sa është përditësuar kardiologjia dhe këto përditësime t’i sjellë edhe në Kosovë.
“Jemi këtu për të parë dhe t’i njohim përditësimet në kardiologji në mënyrë që t’i dërgojmë në Kosovë këto ndryshime për diagnostikim dhe trajtim më të mirë të njerëzve tanë”, tha ai.
Ai gjithashtu ka treguar për Kosovën se është një vend ku njerëzit janë shumë të shoqërueshëm dhe shumë mikpritës ndaj të huajve.
E-Diaspora
-
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani Nga 22 maji kanë hyrë në fuqi rregulla të reja për regjistrimin, ri-fitimin dhe natyralizimin e... -
Albin Kurti nesër në Zvicër, takim me mërgatën shqiptare në Cyrih -
LDK mban takim me bashkatdhetarë në Vjenë -
Koncerti Zvicerano-Kosovar bashkon diplomacinë, kulturën dhe miqësinë në SHBA -
Zvicër
Policia zvicerane arreston 67-vjeçarin nga Kosova si të dyshuar për tentim mashtrimi me telefon
Jeta në Zvicër
-
Mijëra zviceranë demonstrojnë kundër iniciativës “10 milionë” Në pankarta shkruante veç tjerash, se do të ishte më mirë të kufizoheshin emetimet e CO2... -
Jans nxit reagime me krahasimin e nismës “10 milionëshe” me Brexit-in -
Zvicra zgjeron sanksionet ndaj Rusisë -
Dy gjyqtarët në lidhje dashurie mbeten në detyrë -
Spitali Universitar i Cyrihut raporton në prokurori 10 vdekje të dyshimta













