Kosova
KQZ pranon dorëheqjet e katër zyrtarëve të komisioneve zgjedhore në veri
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka pranuar njoftimin për dorëheqje të 4 zyrtarëve komunalë të zgjedhjeve në komunat: Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq.
Sot, Komisioni Qendror Zgjedhor e ka pranuar njoftimin për dorëheqje të katër zyrtarëve komunalë të zgjedhjeve në katër komunat veriore.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi.
“Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka pranuar njoftimin për dorëheqje të 4 zyrtarëve komunalë të zgjedhjeve në komunat: Mitrovicë e Veriut, Zveçan, Zubin Potok dhe Leposaviq. KQZ-ja do ta trajtojë këtë çështje dhe do t’iu mbajmë të informuar”, tha Elezi.
Kujtojmë që pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për targat, serbët kanë vendosur të largohen nga institucionet e Kosovës. Deri më tash, ata kanë dhënë dorëheqje nga postet e tyre në qeveri, kuvend, komunat ku udhëheqin, Policinë e Kosovës, prokurori e gjykata.
E-Diaspora
-
“Gjurmëve të Rrënjëve Tona”, një mbrëmje kushtuar identitetit shqiptar në mërgatë Është mbajtur edicioni i katërt i aktivitetit kulturor "Gjurmëve të Rrënjëve Tona", organizuar nga Misioni Katolik... -
Kampionati botëror: Austria, në kërkim të një vendi për në fazën eliminatore -
Nga Cyrihu drejt Amerikës, Ansambli “TROJET” çon kulturën shqiptare në Festivalin “Lahuta 35” -
Pulmologu shqiptar realizoi ëndrrën në Austri: Dr. Mefail Muji hap ordinancën e tij në Vjenë -
Ansambli “Vatra” sjell atmosferë shqiptare në “Albanifest” të Winterthurit
Jeta në Zvicër
-
Kërkohet lehtësimi i rregullave për instalimin e kondicionerëve në Zvicër Temperaturat rekord po rrisin presionin që autoritetet të thjeshtojnë procedurat për vendosjen e pajisjeve ftohëse në... -
Vala e të nxehtit në Zvicër zgjat më shumë se kurrë në disa rajone -
Evropa, kontinenti që po ngrohet më shpejt në botë -
Çfarë duhet të dini nëse udhëtoni në Zvicër këtë verë -
Lumi Aare arrin temperaturën më të lartë në histori











