Kosova

Kreu i Kuvendit të Kosovës mohon se u ftua nga Specialja

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka mohuar lajmet e disa mediave në Kosovës që raportuan se ai është ftuar nga Gjykata Speciale si i dyshuar.

“Nuk kam ftesë dhe nuk jam duke shkuar në Hagë, as për vizitë dhe as për Gjykatën Speciale”, ka shkruar Veseli në reagimin e tij, transmeton albinfo.ch.

Veseli ka thënë se po të ftohej nga kjo gjykatë, do të njoftonte vetë.

“Nuk është e vërtetë që kam ftesë për ndonjë intervistë. Po të kisha, do ta bëja njoftimin publik. Nuk është marre, as kiamet. Më vjen keq në qoftëse dikush është shqetësuar për këtë lajm, por më vjen keq edhe për ata që i janë gëzuar këtij lajmi. E kam thënë edhe më parë se askush nuk më frikëson. Vetëm kombi im mund të më gjunjëzojë apo të më përkrahë”, ka shkruar ai.