Kosova
Kritika për Kurtin: Thirrja për investitorë dhe paralajmërimi për konflikt, nuk shkojnë bashkë
Ish-kryeministri i Kosovës, Avdullah Hoti, ka kritikuar qasjen e kryeministrit Albin Kurti në Davos të Zvicrës, ku po merr pjesë në Forumin Ekonomik Botëror, përcjell albinfo.ch.
Ai ka thënë se thirrjet e Kurtit për investitorë dhe paralajmërimet për konflikt, “nuk shkojnë bashkë”.
“Shkon në Davos dhe e organizon një minikonferencë për investime, për të cilën e paguan një kompani konsulente 58,341.19 franga zvicerane pa asnjë procedurë prokurimi. Por, në dhomën tjetër, kërkon nja 70 trupa më shumë të KFOR-it nga Finlanda, edhe pse KFOR-i e rrit dhe e zvogëlon numrin e ushtarëve brenda natës sipas nevojës që ka”, ka shkruar Hoti në Facebook të mërkurën.
“Çfarë mesazhe janë këto dhe çfarë promovimi i investimeve është ky?! Kush po e këshillon kështu?! Kah na shpie kjo qasje në fushën e politikës dhe të ekonomisë?!” ka përfunduar ai.
E-Diaspora
-
Sabahet Meta: “Kino Kosova” është një hapësirë dialogu përmes filmit "Synimi ka qenë krijimi i një hapësire të qëndrueshme për promovimin e filmit kosovar dhe shqiptar,... -
“Kino Kosova” hapi dyert me sallat plot dhe rrëfime që sollën Kosovën në ekran -
“Pse jemi të ndarë?” – Një thirrje e fuqishme për vetëdijesim -
Premierë botërore për filmin “Dua” në Festivalin e Kanës, moment krenarie për kinemanë kosovare -
Dua Lipa publikon albumin dhe filmin koncertal “Live From Mexico”
Jeta në Zvicër
-
Rrufeja godet aeroplanin Helvetic – Anulohet fluturimi Pasi u godit nga rrufeja, një fluturake e kompanisë Swiss u kthye në Cyrih pas vetëm... -
Gjykata Federale: Lidhjet romantike midis gjyqtarëve, “të papërshtatshme” -
Ja sa para po shpenzohen në fushatat rreth nismës “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Është rinovuar para afatit pista kryesore e Aeroportit të Bazelit -
Mungesa e strehimit në Cyrih dominon votimin e 14 qershorit














