Shqipëria

Kryemadhi e përshëndet Edi Ramën: Bye, Bye

Kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi, ka shkruar në Facebook, pas mbylljes së vendvotimeve në Shqipëri.

Sipas Kryemadhit, 85% të qytetarëve nuk dolën në votime.

“85% e shqiptarëve refuzuan sot votimet moniste të Edi Ramës. Refuzuan premtimet boshe. Refuzuan Ramën.
Kjo e sotmja është një fitore për demokracinë shqiptare! Pjesëmarrja ekstremisht e ulët është një fitore për popullin shqiptar e demokracinë në Shqipëri si dhe një goditje kundër diktaturës së Ramës”, ka shkruar Kryemadhi.

Ajo tutje ka shtuar: “Sado që t’i mbushësh kutitë, shqiptarët të refuzuan. Bye bye, Edi”.