Kosova

Kryeministri i Kosovës: Për taksën kemi mbështetjen e popullit

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka thënë se për çështjen e taksës ndaj Serbisë kanë përkrahjen e popullit.

“Ne vendosëm taksë 10% për t`ua tërhequr vërejtjen, por jam thellë i bindur që për Serbinë nuk është asgjë njohja, çka është tregu i Kosovës – të shesë në Kosovë, kemi edhe një përkrahje të madhe popullore”, tha Haradinaj.

Kryeministri gjithashtu tha se vendosja e taksës mbron tregun kosovar dhe ndikon në rritjen e ekonomisë së vendit.

Haradinaj foli edhe për Trepçën.

“Po e votuam të gjithë Trepçën më 100 vota, besoni se kurrë më askush s`ka me na vetë kurrgjë. Unë besoj shumë se Kadri Veseli, Shpend Ahmeti, Fatmir Limaj, etj., do ta votojnë statutin e Trepçës, ata të cilën e vonojnë votimin e statusit të Trepçës, le ta dinë së e dimë ku e kanë qëllimin. Lë ta di Valdrin Lluka, Behxhet, unë di si kryeministër, e të gjithë se është me rëndësi të kryhet kjo punë”, ka thënë ai.