Shqipëria
Kryeministri Rama dhe ministrat betohen sot te Presidenti Meta
Sot rreth orës 10:00 filloi ceremonia e betimit në Presidencë e Qeverisë Rama 3.
Kryeministri Edi Rama hedhi vulën i pari mbi dekretin për të drejtuar qeverinë. Më pas, 16 ministrat, 12 prej të cilëve gra. I gjithë kabineti i ri qeverisës do të mbërrijë si një grup i vetëm duke ecur nga Kryeministria në drejtim të Presidencës.
Pas ceremonisë së betimit sipas traditës, Presidenca do të organizojë edhe një kokteii. Pas përfundimit të kësaj ceremonie, e gjithë qeveria do t’i drejtohet selisë së Këshillit të Ministrave, ku në ora 10:30 parashikohet mbledhja e parë e qeverisë Rama 3. Pritet me interes të shikohet se cilat do jenë vendimet e para të qeverisë së re të firmosura nga Edi Rama.
Ditën e djeshme, kryeministri Edi Rama dhe ministrat e qeverisë së re morën votëbesimin në Kuvend me 77 vota pro, 53 kundër dhe 1 abstenim.
Emrat e ministrave të qeverisë ‘Rama 3’:
Kryeministër – Edi Rama
Zëvendëskryeministër – Arben Ahmetaj
Ministre për Europën dhe Punët e Jashtme – Olta Xhacka
Ministër i Mbrojtjes – Niko Peleshi
Ministër i Drejtësisë – Ulsi Manja
Ministër i Punëve të Brendshme – Bledi Çuçi
Ministre e Financave dhe Ekonomisë – Delina Ibrahimi
Ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë- Belinda Balluku
Ministre e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale – Ogerta Manastirliu
Ministre e Arsimit dhe Sportit – Evis Kushi
Ministre e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural- Frida Krifca
Ministre e Kulturës – Elva Margariti
Ministre e Mjedisit dhe Turizmit – Mirela Kumbaro
Elisa Spiropali për Marrëdhëniet me Parlamentin
Edona Bilalli ministre shteti për Mbrojtjen e Sipërmarrjes
Bora Muzhaqi ministre Shteti për Rininë dhe Fëmijët
Milva Ekonomi ministre Shteti për Standardet e Shërbimeve
Kryetare e Parlamentit Lindita Nikolla.
Të ngjashme
Të tjera nga Shqipëria
E-Diaspora
-
KQZ miraton listën e Qendrave të Votimit në përfaqësitë diplomatike Votimi fizik më 6 qershor do të organizohet në 48 përfaqësi diplomatike me 70 vendvotime, ndërsa... -
“Ta thyejmë heshtjen” – në Gjenevë mbahet një mbrëmje diskutimi për dhunën në familje -
ADN-ja shqiptare në mërgatë: një festë identiteti, kujtese dhe përgjegjësie kombëtare -
Të rinjtë shqiptarë nga Gjeneva, Prizreni dhe Kruja sjellin traditën në një skenë të përbashkët -
Cyrih: Promovohet libri “Arti konceptual në Kosovë, 2000 – 2025”
Jeta në Zvicër
-
Fluturimi Cyrih-Nju Jork devijohet në Londër pas emergjencës në ajër Avioni u ul në mënyrë të sigurt në Londër dhe nuk janë raportuar të lënduar. Pasagjerët... -
Helikopteri rrëzohet në Ticino, gjashtë persona të lënduar -
Në Zvicër, Cyrihu renditet stacioni më luksoz në botë -
KOF: Situata e punësimit në Zvicër nuk ndikohet nga lufta në Iran -
Në Zvicër po kërkohet ulja e kufirit të shpejtësisë për të kursyer karburant














