Shqipëria

Kryeministri Rama pritet me protesta në Kukës

Nën thirrjet “Ik, ik, ik”, mbështetësit e opozitës në qytetin e Kukësit kanë nisur marshimin protestues.

Siç raporton Ora News, protesta e tyre vjen pak minuta para mbërritjes së kryeministrit Edi Rama për të mbajtur takimin e radhës elektoral.

Qytetarët janë nisur në këmbë drejt aeroportit të Kukësit.

Aksioni i qytetarëve kuksianë ka ngritur në këmbë edhe policinë e qytetit, e cila është angazhuar në ruajtjen e rendit dhe sigurisë.

Ndërkaq, gazetari i RTV Ora, Ervin Mehmeti, raporton se kordoni i policisë që qëndronte vetëm pak metra larg aeroportit të Kukësit është thyer dhe e lënduar ka mbetur një grua.