Lajme
Kryesimi i CEFTA-s nga Kosova nuk ka treguar ndonjë sukses
Prishtina ka arritur, që të eliminojë problemet ekonomike me Beogradin, pasi ky, që nga 2008-ta, kishte shkelur marrëveshjen CEFTA
Kosova me sukses po menaxhon Marrëveshjen e Tregtisë se Lirë me vendet e Evropës Qendrore, të njohur më shkurtesën CEFTA, thonë zyrtarë të qeverisë.
Gjatë këtij viti, Prishtina zyrtare ka arritur, që të eliminojë problemet ekonomike me Beogradin zyrtar, pasi ky i fundit, që nga 2008-ta, kishte shkelur marrëveshjen CEFTA, duke mos lejuar hyrjen e mallrave kosovare në territorin e Serbisë, raporton Radio Evropa e Lirë.
Flamur Keqa, nga Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, thotë se menaxhimi i CEFTA-s nga autoritetet kosovare ka shkuar në mënyrë normale.
Kryesimi i CEFTA-s nga Kosova nuk ka treguar ndonjë sukses për qarkullimin e mallrave kosovare në vendet anëtare të këtij mekanizimi, thonë përfaqësues të komunitetit të biznesit.
Agim Shahini, udhëheqës i Aleancës Kosovare të Biznesit, thekson se bizneset kosovare kanë pritur më shumë nga Prishtina zyrtare gjatë këtij viti, kur ka kryesuar CEFTA-n.
Që nga 1 janari i këtij viti Kosova mori nën menaxhim CEFTA-n, pikërisht nga shteti i Serbisë.
Takimet e para të marrjes se presidencës, janë mbajtur në Bruksel, ndërsa në muajin korrik, dy takime janë mbajtur në Prishtinë.
Ndërsa që nga 1 janari i vitit 2012, presidencën e radhës të CEFTA-s, Kosova do t’ia dorëzojë Shqipërisë.
E-Diaspora
-
Turneu i mundjes së duarve “Gjergji i Pamposhtur” Turneu amator i kushtohet figurës madhështore dhe trashëgimisë së pavdekshme të Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti... -
Londër
Erza Doda zgjidhet anëtare e Këshillit Bashkiak në Redbridge, Londër -
Gjermani
Në Gjermani u mbajt ekspozita “Helmimet në Kosovë 1990–1992”, u rikujtuan krimet ndaj shqiptarëve -
Sabahet Meta: “Kino Kosova” është një hapësirë dialogu përmes filmit -
“Kino Kosova” hapi dyert me sallat plot dhe rrëfime që sollën Kosovën në ekran
Jeta në Zvicër
-
Fiton xhekpotin e Swiss Lotto-s: 8.437 milionë franga Xhekpoti prej 8.437 milionë frangash zvicerane u fitua në shortin e Lotos Zvicerane (Swiss Lotto) të... -
Turneu i mundjes së duarve “Gjergji i Pamposhtur” -
Ushtria zvicerane praktikon gjuajtjen nga helikopterët në Francë -
Vejusha kineze, 93 vjeç, urdhërohet të largohet nga Zvicra -
Presidenti Federal Parmelin kritikon ashpër BE-në














