Autotech
Kthehet “lufta” Samsung-Apple, ngacmohen fansat e iPhone-t
Me reklamën e quajtur “duke u rritur”, Samsungu kërkon njerëzit të mos presin në rend për iPhone X por të hedhen te Galaxy Note 8
Samsungu gjithmonë pëlqen të ngacmojë kompaninë Apple dhe fansat e saj, kur bëhet fjalë për iPhonet më të rinj.
Prodhuesi i Galaxy S8 i është kthyer “sulmeve” në kohën e lansimit në treg të iPhone X. Një reklamë e re rikthen në pah luftën Samsung – Apple.
Në këtë reklamë një përdorues argëtohet me limitin e vogël të hapësirës te iPhonet, me 16 GB hapësirë të mundshme. Më 2013, Galaxy Note 3 kishte ekran 5.5-inç, teksa iPhone 5S pati ekran 4-inçësh. Për vitin 2016, Samsungu ngacmon Apple-in me rezistencën ndaj ujit duke e gjuajtur iPhonen në oriz. Në vitin 2017, bëhet fjalë për një pajisje të pazakontë që e shet Apple në të cilën mundësohet të mbushet telefoni dhe të lëshohet muzikë në të njëjtën kohë, transmeton Albinfo.ch.
Me reklamën e quajtur “duke u rritur”, Samsungu kërkon njerëzit të mos presin në rend për iPhone X por të hedhen te Galaxy Note 8.
https://www.youtube.com/watch?time_continue=59&v=R59TevgzN3k
Të tjera nga Autotech
E-Diaspora
-
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ Në një tubim me bashkatdhetarët në Cyrih të Zvicrës, kandidatja e LDK-së për presidente, Vjosa Osmani,... -
Kurti takim me studentët shqiptarë në Zvicër -
Politikanët shqiptarë të Zvicrës kundërshtojnë nismën “Jo Zvicrës 10 milionëshe” -
Rusia sulmon kompleksin rezidencial ku banon ambasadori shqiptar në Kiev -
Premtimi i Kurtit para mërgimtarëve në Cyrih
Jeta në Zvicër
-
22 raste të dyshuara për abuzim seksual në çerdhe në Zvicrën frëngjishtfolëse Në Zvicrën frëngjishtfolëse janë regjistruar 22 raste të dyshuara për abuzim seksual në çerdhe gjatë pesë... -
Bern: Investime të reja në parkingje për biçikleta pavarësisht përdorimit të ulët -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’ -
Si u bë Zvicra eksportuesja e dytë më e madhe e kafesë në botë pa e kultivuar? -
Nga 18 shtëpi funerale të anketuara, asnjëra nuk është në gjendje të mirë për sa i përket transparencës së çmimeve













