Lajme
Ku qëndron Zvicra në rangimin e lirisë së mediave në botë?
Zvicra është ranguar e 10-ta nga 180 shtete sa i përketë lirisë së mediave, në të dhënat e publikuara nga Reporterët pa Kufij – organizatë kjo që monitoron lirinë e mediave globalisht.
Në këtë publikim, Zvicra përshkruhet në përgjithësi me një mjedis politik dhe legjislativ që e favorizon lirinë e shtypit dhe si vend shumë i sigurt për gazetarët, megjithatë thuhet se larmia e mediave zvicerane, që tradicionalisht ka qenë e lartë në krahasim me vendet e tjera është goditur nga trazirat në tregun e mediave që rezulton nga revolucioni dixhital, shkruan albinfo.ch.
“Efektet e revolucionit dixhital ndihen veçanërisht në Zvicër, një vend i vogël, i decentralizuar me disa rajone gjuhësore që secila përbën një treg të veçantë për mediat”, thuhet në indeksin për lirinë e mediave në botë, të publikuar nga Reporterët pa Kufij (Reporters without Borders).
Sa i përketë situates me pandemi, kjo nuk e ka ndihmuar tregun e mediave në Zvicër.
“Mediat zvicerane kanë parë një kolaps në fitimet e reklamave, duke rezultuar në mbylljen e disa gazetave lokale dhe duke detyruar shumë të tjerë të marrin masa ekonomike që kanë minuar cilësinë dhe diversitetin për lajmet që ato ofrojnë”, potencon ky publikim.
Në këtë publikim thuhet se nuk ka asnjë vrasje të gazetarëve, asnjë vrasje të punëtorëve të mediave dhe nuk ka asnjë gazetar-qytetar të vrarë gjatë vitit 2020 në Zvicër.
Ndryshe, Zvicra në publikimin e vitit 2020 ishte renditur në vendin e tetë, e që këtë vit ka rënë për dy pozita më poshtë.
Ndërkohë, në tri vendet e para kanë prirë shtetet skandinave, Norvegjia e para, Finlanda e dyta dhe Suedia e treta./Albinfo.ch
Të ngjashme
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Promovohet në Zvicër romani i Mimoza Hysës “Bijat e gjeneralit”, në përkthimin gjerman Autorja prezanton në bibliotekën "Pestalozi", në Cyrih romanin e saj të sapobotuar "Die Töchter des...
-
Mërgimtari humb jetën në vendin e punës, në Maltë
-
Kurti dhe Rozeta Hajdari vizituan Panairin e “Hannover Messe 2024”
-
Lea Ypi, “një yll i ri i fiksuar në qiellin filozofik”
-
Mërgimtari nga Suhareka vdes në një aksident tragjik në Itali
Jeta në Zvicër
-
Zvicër: Më 2024 priten më shumë zjarre për shkak të ngrohjes globale Parashikimet e Institutit për Studimin e Borës dhe Orteqeve (SLF) tregojnë gjithashtu se periudha me probabilitetin...
-
Zviceranët duan të ulin kostot e kujdesit shëndetësor
-
Ish-presidenti thotë se Zvicra duhet të anëtarësohet në BE
-
Si të shpejtoni aplikimin tuaj për shtetësinë zvicerane
-
Amnesty International kritikon Zvicrën