Koronavirusi: çast pas çasti
Kur mund të udhëtoni nga Gjermania
Shumë vende evropiane kanë filluar me hapjen e kufijve
Gjermania të hënën natën do të përfundojë kontrollet kufitare me fqinjët e saj, tha Ministria e Brendshme.
“Kërkesa e një arsye të vlefshme për hyrje nuk do të zbatohet më, përgjatë kufijve tokësor të Gjermanisë, tha të premten një zëdhënës i ministrisë.
Rregullat e relaksuara do të hyjnë në fuqi në mesnatën e së hënës 15 qershor, për të martën, përcjell albinfo.ch.
Komisioni i BE këtë javë nxiti një lehtësim të kufizimeve të udhëtimit brenda bllokut nga 15 qershori, një veprim i mbështetur nga Gjermania.
“Liria e lëvizjes po rivendoset në Bashkimin Evropian,” tha Ministri i Brendshëm i Gjermanisë, Horst Seehofer para njoftimit zyrtar të BE.
BE gjithashtu u bëri thirrje vendeve anëtare që të heqin të gjitha kufizimet kufitare për udhëtarët e jashtëm që nga fillimi i korrikut, duke thënë se situata e virusit “po përmirësohej shpejt” në shumë vende, përcjell tutje albinfo.ch.
Gjermania prezantoi një paralajmërim kundër të gjithë udhëtimeve të huaja në mesin e marsit në kulmin e shpërthimit të koronavirusit.
Por nga e hëna, gjermanët do të jenë në gjendje të udhëtojnë përsëri lirisht në vendet anëtare të BE-së, si dhe në vendet tjera, si Britania e Madhe, Islanda, Lihtenshtajni, Norvegjia dhe Zvicra, përcjell tutje albinfo.ch.
Qeveritë evropiane janë nën presion për të rihapur ekonomitë e tyre dhe për të lehtësuar kufizimet e bllokimit tani kur koronavirusi konsiderohet nën kontroll në shumë vende të kontinentit.
Të ngjashme
Të tjera nga Koronavirusi: çast pas çasti
E-Diaspora
-
Mësuesit e diasporës bashkohen në Kosovë për forcimin e gjuhës shqipe dhe identitetit kombëtar Ministria e Arsimit dhe Sportit e Republikës së Shqipërisë, në bashkëpunim me Ministrinë e Arsimit dhe... -
Këto janë adresat e kutive postare në 23 shtete për votimin me postë nga diaspora -
Nga Cyrihu në mbarë botën, si do të votohet në përfaqësitë diplomatike të Kosovës? -
Nderohet soprano shqiptare Ermonela Jaho -
Osmani në Cyrih: Diaspora në Zvicër i jep jehonë mesazhit ‘rugovizmi jeton’
Jeta në Zvicër
-
Promovohet në Zürich libri “Arti Konceptual në Kosovë 2000–2025” Dje, në ambientet e Pestalozzi Bibliothek në Zürich, u promovua libri “Arti Konceptual në Kosovë 2000–2025”... -
Badi Pruntrut: Të huajve u lejohet hyrja, për dyfishin e çmimit -
Zvicra po përjeton valën e parë të shkurtër të të nxehtit për këtë vit -
Zvicra e ndarë para referendumit për kufizimin e popullsisë -
I nxehti ekstrem pushton Evropën, ja pse ekspertët nuk po e quajnë valë të nxehti













