Kosova
Rritje e buxheti për ushtrinë e Kosovës më 2023
Kryeministri Albin Kurti ka thënë se gjatë vitit 2022 ka pasur dyfishim të buxhetit për Ushtrinë e Kosovës, krahasuar me një vit më parë, përcjell albinfo.ch.
Ndërsa më 2023 buxheti për ushtrinë rritet për 20 për qind. Duke renditur, sipas tij, sukseset e Qeverisë që ai drejton gjatë vitit 2022, Kurit ka shkruar në Facebook se gjatë vitit që shkoi janë arritur marrëveshje bashkëpunimi me shtetet si Mbretëria e Bashkuar, Shqipëria, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut dhe Kroacia. Ai ka përmendur edhe rekrutimet dhe trajnimet e ushtarëve të FSK-së.
“Janë rekrutuar 820 ushtarë të rinj dhe 30 kadetë; Në proces të rekrutimit janë edhe 612 ushtarë aktiv dhe 388 rezervë; Moshën e rekrutimit e kemi ngritur nga 23 në 25 vjeç; Janë trajnuar jashtë vendit 2547 ushtarakë: 3 herë më shumë se në 2020, 16 herë më shumë se në 2019”, ka shkruar ndër të tjera Kurti.
E-Diaspora
-
“Gjurmëve të Rrënjëve Tona”, një mbrëmje kushtuar identitetit shqiptar në mërgatë Është mbajtur edicioni i katërt i aktivitetit kulturor "Gjurmëve të Rrënjëve Tona", organizuar nga Misioni Katolik... -
Kampionati botëror: Austria, në kërkim të një vendi për në fazën eliminatore -
Nga Cyrihu drejt Amerikës, Ansambli “TROJET” çon kulturën shqiptare në Festivalin “Lahuta 35” -
Pulmologu shqiptar realizoi ëndrrën në Austri: Dr. Mefail Muji hap ordinancën e tij në Vjenë -
Ansambli “Vatra” sjell atmosferë shqiptare në “Albanifest” të Winterthurit
Jeta në Zvicër
-
Kërkohet lehtësimi i rregullave për instalimin e kondicionerëve në Zvicër Temperaturat rekord po rrisin presionin që autoritetet të thjeshtojnë procedurat për vendosjen e pajisjeve ftohëse në... -
Vala e të nxehtit në Zvicër zgjat më shumë se kurrë në disa rajone -
Evropa, kontinenti që po ngrohet më shpejt në botë -
Çfarë duhet të dini nëse udhëtoni në Zvicër këtë verë -
Lumi Aare arrin temperaturën më të lartë në histori











