Kosova
Kurti e Vuçiq pritet të mënshkruajnë deklaratë për të pagjeturit
Nënshkrimi i kësaj deklarate pritet të jetë në rendin e ditës në Bruksel dhe konsiderohet si hap i madh në marrëdhëniet mes dyja palëve.
Më 18 gusht në Bruksel pritet të mbahet takimi ndërmjet kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiq, me ndërmjetësimin e Bashkimit Evropian.
Siç raportojnë mediat serbe, më këtë takim pritet të nënshkruhet një deklaratë e përbashkët për zgjidhjen e çështjes së personave të pagjetur, përcjell Albinfo.ch.
Nënshkrimi i kësaj deklarate pritet të jetë në rendin e ditës në Bruksel dhe konsiderohet si hap i madh në marrëdhëniet mes dyja palëve.
Ndërkaq kryetari i Komisionit të Qeverisë së Serbisë për Personat e Zhdukurm Veljko Odaloviq, tha se nënshkrimi i kësaj deklarate ishte diskutuar edhe në raundet e mëparshme.
Odaloviq theksoi se teksti në masë të madhe ishte dakorduar por se ka pasur kërkesë edhe nga Prishtina.
Agjenda ende nuk dihet për publikun, derisa pala serbe pret që në Bruksel të diskutohet për targat e veturave dhe dokumentet e identifikimit, çështje kjo e kryer për Prishtinën./Albinfo.ch/
E-Diaspora
-
“Gjurmëve të Rrënjëve Tona”, një mbrëmje kushtuar identitetit shqiptar në mërgatë Është mbajtur edicioni i katërt i aktivitetit kulturor "Gjurmëve të Rrënjëve Tona", organizuar nga Misioni Katolik... -
Kampionati botëror: Austria, në kërkim të një vendi për në fazën eliminatore -
Nga Cyrihu drejt Amerikës, Ansambli “TROJET” çon kulturën shqiptare në Festivalin “Lahuta 35” -
Pulmologu shqiptar realizoi ëndrrën në Austri: Dr. Mefail Muji hap ordinancën e tij në Vjenë -
Ansambli “Vatra” sjell atmosferë shqiptare në “Albanifest” të Winterthurit
Jeta në Zvicër
-
Lumi Aare arrin temperaturën më të lartë në histori Rekorde të reja u regjistruan në 19 stacione meteorologjike, ndërsa ngrohja e lumit detyroi edhe masa... -
Mbi 1.300 viktima shtesë nga vala ekstreme e të nxehtit në Evropë -
Vzhdon hendeku gjinor i pagave, në Zvicër -
Temperaturat ekstreme kanë mbaruar për momentin -
Bazeli, qyteti më i nxehtë në Zvicër gjatë valës së të nxehtit













