Kosova
Kurti: Industria e drurit, sektor strategjik për zhvillimin ekonomik të vendit
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në Konventën e 6-të të industrisë së drurit, ndërkaq e konsideroi si njërin nga sektorët strategjikë për zhvillimin ekonomik të Republikës së Kosovës, përcjell albinfo.ch.
Kurti tha më tej se ky sektor ka potencial për të rritur përfitimet e brendshme nga përdorimi i burimeve vendore, duke kontribuuar edhe në thellimin e lidhjeve me nënsektorët e tjerë, si për shembull, tekstilin, produktet metalike dhe shërbimet që lidhen me industrinë në përgjithësi.
“Kjo industri në zhvillim të vazhdueshëm, jo vetëm në tregun e brendshëm, por edhe në atë të jashtëm, ka kontribuuar me rritje të eksporteve në përmirësimin e bilancit tregtar të vendit tonë”, tha kryeministri, duke shtuar se eksportet totale për dyer, dritare, mobileri të drurit dhe ndërtesat e parafabrikuara, në dy vjetët e fundit, 2021 e 2022 dhe dhjetë muajt e vitit 2023 janë me vlerë 563 milionë euro. Deri në fund të muajit dhjetor 2023 presim te janë rreth 600 milionë euro”, tha ai.
Sipas tij, eksporti i mallrave ka arritur për herë të parë vlerën prej 920 milionë eurove në vitin që shkoj, pra 2022, dyfish më shumë se dy vjet më parë.
“Ndërsa, rekordi eksportit të shërbimeve ka arritur vlerën prej mbi 2.5 miliardë euro në vitin 2022, shifër kjo që paraqet 32% rritje nga viti 2021, dhe 153% rritje nga viti 2020, që vetëm pjesërisht shpjegohet me vitin e pandemisë pa vaksina.
Si rezultat, raporti eksport-import është ngushtuar nga gati 1 me 9 sa ishte në vitin 2019, në më pak se 1 me 6 sa është aktualisht. Investimet e huaja po ashtu janë dyfishuar. Për herë të parë ato kanë arritur vlerën rekorde prej 772.3 milionë euro në vitin 2022, ose 84% rritje krahasuar me vitin 2021, kurse 101% rritje nga viti 2020 e 138% rritje nga viti 2019 si vit para pandemik”, tha ai.
Më tej, kryeministri Kurti tha se përpunimi i drurit dhe i mobileve sipas analizave të përformancës së industrisë në vendin tonë, në kuadër të politikës industriale vlerësohet si nënsektor “yll në rritje”, kontribuon në 12% bilancin tregtar, duke qenë ndër të rrallët nënsektor që kanë kontribut pozitiv në uljen e deficitit tregtar.
Në fund ai nënvizoi rëndësinë e arsimit dual, aftësimit profesional që lidh shkollimin me tregun, pra shkollimin profesional me tregun e punës.
“Arsimi dhe aftësimi profesional është njëra nga përpjekjet tona më të mëdha të transformimit të ekonomisë sonë, sepse përveçse siguron punësim e rrit produktivitetin e sektorit privat, ofron dhe përplotësim profesional që ne besojmë se do të ndikojë pozitivisht edhe në rritjen e punësimit, edhe në rritjen e cilësisë përbrenda punësimit, edhe në uljen e migrimit për arsye profesionale”, tha kryeministri.
Ndërkaq, ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, u shpreh se Kosova ka potencial të jashtëzakonshëm në shumë sektor industrial, duke veçuar se njëri ndër ta është pikërisht industria e drurit, e cila ka arritur shifra të suksesshme në eksport, siç përmendi edhe vetë kryeministri.
E-Diaspora
-
Rita Ora pritet të prezantojë MTV Europe Music Awards Këngëtarja me famë botërore, Rita Ora, pritet të prezantojë MTV Europe Music Awards që pritet të...
-
«Mednest24», spitex-i që flet shqip në Zvicër
-
Ramë Dardania ekspozon në zemrën e qytetit të vjetër të Gjenevës, ‘Faces’, në La Galeri
-
Vlore Krug: Arsimi është më shumë se vetëm shkolla
-
Restoranti shqiptar “Illyria Grill” rikthehet në Schafisheim AG
Jeta në Zvicër
-
Çfarë parashikohet për ekonominë e Zvicrës në 2025? Perspektiva pesimiste për ekonominë e Zvicrës në vitin 2025...
-
«Mednest24», spitex-i që flet shqip në Zvicër
-
Përzgjedhësi i Serbisë e lavdëron Granit Xhakën
-
Amir Saipi, zvicerani me origjinë kosovare, një nga portierët më premtues të futbollit zviceran
-
Ristrukturohet Migros Lucerne dhe Ticino, preken vende pune