Kosova
Kurti: Kosova, e palëkundur në rrugëtimin e saj me miqtë e aleatët amerikanë dhe evropianë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka deklaruar se Kosova ka qenë dhe do të mbetet e palëkundur në rrugëtimin e saj bashkë me miqtë e aleatët amerikanë dhe evropianë.
Ai, në pritjen e organizuar për 16-vjetorin e pavarësisë, ka thënë se Kosovës i kanë qëndruar aleatët pranë në ditët e vështira dhe në momente festive, teksa u shpreh se Kosova ka qenë bashkë me amerikanë e evropianë dhe këtë rrugë do ta vazhdojë edhe në të ardhmen, transmeton albinfo.ch.
“Sikur në ditët e çlirimit në qershor 1999, edhe në ditën e pavarësisë më 17 shkurt 2008, sikur edhe sot në ditëlindjen e 16-të të Kosovës sonë të pavarur, Kosovës i kanë qëndruar pranë miq e aleatë që udhëtuan bashkë me ne e krah nesh si në kohë të vështira, ashtu edhe në momente festive e përkujtime si sot. Si dikur më 1999, si më 2008, si sot më 2024 Kosova ka qenë, është dhe do të mbetet e palëkundur në rrugëtimin e saj bashkë dhe krahas me miq dhe aleatë amerikanë, që ndonëse nga përtej Atlantikut janë afër dhe evropianë të kontinentit tonë të përbashkët. Me miq dhe aleatë jemi më të fortë dhe të sigurt. Bashkë kemi ardhur deri këtu e bashkë do të vazhdojmë për të përparuar drejt aty ku jemi nisur, drejt BE-së dhe NATO-s”, ka thënë ai.
E-Diaspora
-
Gazetari tregon si e mbrojti flamurin e Kosovës nga përfaqësuesja serbe në Eurovision Gazetari shkruan se gruaja tentoi të prekte flamurin, por ai nuk e lejoi dhe ajo u... -
Prezantuesja e Eurovisionit shkëlqeu me veshjet e dizajnerëve nga Kosova -
Turneu i mundjes së duarve “Gjergji i Pamposhtur” -
Londër
Erza Doda zgjidhet anëtare e Këshillit Bashkiak në Redbridge, Londër -
Gjermani
Në Gjermani u mbajt ekspozita “Helmimet në Kosovë 1990–1992”, u rikujtuan krimet ndaj shqiptarëve
Jeta në Zvicër
-
Referendumi kundër emigracionit në Zvicër po thyen rekorde financimi Mbi 15 milionë franga janë shpenzuar deri tani për fushatën “No to 10 million”... -
Fiton xhekpotin e Swiss Lotto-s: 8.437 milionë franga -
Turneu i mundjes së duarve “Gjergji i Pamposhtur” -
Ushtria zvicerane praktikon gjuajtjen nga helikopterët në Francë -
Vejusha kineze, 93 vjeç, urdhërohet të largohet nga Zvicra












