Kosova
Kurti mori pjesë në hapjen e edicionit të 14-të të festivalit Chopin Piano Fest
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në hapjen e edicionit të 14-të të festivalit Chopin Piano Fest, përcjell albinfo.ch.
Kurti, ndër të tjera, përmendi edhe hapjen e ekspozitës personale të Petrit Halilaj, ekspozitën “Abetare” në New York, e në anën tjetër, edhe pavijonin e Kosovës me Doruntina Kastratin që u shpërblye në një konkurrencë globale në Bienalen e Venedikut.
Ai tha se krijimtaria e artistëve tanë është vlera e shtuar për të tjerët dhe në komunikim e bashkëpunim me të tjerët.
“Para 10 ditësh, Petrit Halilaj hapi ekspozitën personale “Abetare” në njërën ndër hapësirat më prestigjioze të artit në botë, tarraca e Muzeut Metropolitan në New York. Ndërkaq 10 ditë para Petritit, pavijoni i Kosovës me Doruntina Kastratin u shpërblye në një konkurrencë globale në Bienalen e Venedikut. Më 25 prill, në Prishtinë erdhi shfaqja bashkëprodhim e Teatrit tonë Kombëtar me katër teatro nga shtete evropiane, ndërkaq më 24 maj në Kanë të Francës, filmi “Rrugës” i Samir Karahodës garon për çmim në kategorinë e filmave të shkurtër. E parmbrëmë, me rastin e 200 -vjetorit të premierës së Simfonisë së Nëntë të Ludwig van Beethoven, Kori Siparantum ka shënuar këtë datë duke performuar veprën së bashku me Orkestrën Simfonike të Vjenës dhe Wiener Singakademie në Wiener Konzerthaus. Suksesi i artistëve tanë shtrihet edhe përtej kufijve të Evropës. Arti dhe lidhja jonë me botën, krijimtaria e artistëve tanë, është vlera jonë e shtuar për të tjerët dhe në komunikim e bashkëpunim me të tjerët”, tha kryeministri Kurti.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Pse Dua Lipa e padit Samsung-un prej 15 milionë dollarë Në padi përmenden edhe komente të përdoruesve në Instagram, ku disa shkruanin se do ta blinin... -
Promovohet monografia që dokumenton historinë e shkollës shqipe në Rosenheim- Bavari -
Rama paralajmëron rritje të numrit të mësuesve të gjuhës shqipe në diasporë -
SH.K.A “Dardania” shpalos vlerat e valles shqiptare në “Tanzfest”, në Winterthur -
Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane ka zgjedhur Kryesinë e re
Jeta në Zvicër
-
Gjoba prej 700 frangash për mospjesëmarrjen në ditën e informacionit të mbrojtjes civile Në Aargau, gratë dhe të huajt duhet të marrin pjesë në një aktivitet informues. Tani rezulton... -
Tërmete të “kontrolluara” po shkaktohen nën Alpet Zvicerane -
Në këtë itinerar trenat janë më të mbushur me njerëz -
Zvicra i bashkohet koalicionit për të riatdhesuar fëmijët ukrainas -
Brumbulli japonez kërcënon të gjithë Zvicrën













