Kosova
Kurti NATO-s, BE-së dhe SHBA-së: Thellimi i lidhjeve të forta do vazhdojë tutje
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka shkruar edhe një herë tjetër sot, në shënimin e 25-vjetorit të ndërhyrjes së NATO-s në Kosovë.
Përmes një postimi në rrjetin social “Facebook”, Kurti ka shkruar se çlirimi i Kosovës nuk do të arrihej pa aleatë e miq, teksa shtoi se marrëdhëniet e mira më Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe me popujt evropianë dhe Bashkimin Evropian do të vijojnë dhe më tutje.
“Sonte bëhen 25 vjet prej kur Organizata e Traktatit të Atlantikut Verior – NATO, filloi ta bombardonte Jugosllavinë, si kundërpërgjigje reaguese ndaj luftës agresive që Serbia po e zhvillonte në Kosovë që prej fillimit të vitit 1998. Pa aleatë dhe miq, nuk do të çliroheshim asokohe. Me aleatë dhe miq ecim përpara vazhdimisht. Gjatë këtyre 25 viteve, populli dhe shteti i Kosovës i kanë thelluar, zgjeruar dhe intensifikuar marrëdhëniet e mira dhe lidhjet e forta me popullin amerikan dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, me popujt evropianë dhe Bashkimin Evropian. Kjo do të vijojë kështu edhe më tutje, sepse ne ndajmë të njëjtat vlera e interesa dhe sepse kemi vizione e synime të përbashkëta politike dhe gjeostrategjike”, ka shkruar ai, transmeton albinfo.ch.
Kurti ka thënë se bombardimet e NATO-s mbi Jugosllavi nga 24 marsi deri më 10 qershor 1999 e kanë bërë Kosovën një kapitull më vete dhe tejet të rëndësishëm në historinë e NATO-s.
“Andaj natyrshëm dhe pashmangshëm, Kosova duhet të bëhet edhe pjesëmarrëse aktive në historinë e NATO-s, duke u anëtarësuar në këtë aleancë. Kjo është aspiratë e Republikës së Kosovës që duhet realizuar: sa më shpejt, aq më mirë! Për NATO-n në Kosovë dhe për Kosovën në NATO!”, ka përfunduar ai.
E-Diaspora
-
Erdhi nga diaspora për pushime, 40-vjeçarja humb jetën në Kosovë, familja kërkon obduksion Gruaja ndërroi jetë në shtëpinë e bashkëshortit në Mitrovicë, ndërsa prindërit kërkojnë zbardhjen e plotë të... -
Protesta e katërt në Gjenevë: Diaspora shqiptare vazhdon mobilizimin, “Shqipëria nuk është në shitje” -
Gjermani/Francë
Sot u jepet lamtumira e fundit dy vajzave shqiptare nga diaspora që humbën jetën në aksidente tragjike -
BQK: Ekonomia e Kosovës pritet të ngadalësohet, inflacioni të rritet në 6.7% gjatë vitit 2026 -
Pranvera Hyseni solli nga SHBA një teleskop dhe e dhuroi në Ditën Ndërkombëtare të Asteroidëve
Jeta në Zvicër
-
Protesta e katërt në Gjenevë: Diaspora shqiptare vazhdon mobilizimin, “Shqipëria nuk është në shitje” Diaspora shqiptare zhvilloi të mërkurën në mbrëmje protestën e katërt me radhë në Sheshin e Kombeve... -
Pasaporta zvicerane, ndër më të fuqishmet në botë për vitin 2026 -
Nxirret në shitje vila luksoze buzë liqenit në Zvicër, kushton 5.5 milionë franga -
Xhaka renditet i treti në Botëror për pasimet më të shumta drejt sulmit -
Korriku sjell rregulla të reja në Zvicër












