Kosova
Kurti në Stamboll takoi afaristë shqiptarë që veprojnë në Turqi
Gjatë qëndrimit në Turqi, përkatësisht në Stamboll, kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, mbrëmë takoi afaristë shqiptarë e me prejardhje shqiptare, nga sektorë të ndryshëm që veprojnë në Turqi.
Në një darkë të përbashkët, ai i njoftoi me progresin që Kosova ka shënuar në rrafshin ekonomik në tre vjetët e fundit, duke theksuar rritjen për dyfish të investimeve të huaja dhe eksporteve, por edhe rritjen e të hyrave tatimore për 2/3, pa ndërruar politikën fiskale, por si rezultat i rritjes së besimit në institucione. Kryeministri gjithashtu veçoi mjedisin e favorshëm për investime në Kosovë, përfshirë këtu çmimin e lirë të energjisë elektrike, fuqinë punëtore profesionale, politikat fiskale dhe faktin që Kosova së fundmi ka marrë vlerësimin e saj të parë kreditor sovran nga Fitch Rating.
Teksa shprehu falënderimin dhe mirënjohjen për kontributin e vazhdueshëm e të rëndësishëm të mërgatës sonë në Turqi, ai u bëri thirrje përfaqësuesve dhe pronarëve të bizneseve që të vijnë në Kosovë, të hulumtojnë mundësitë që ofron vendi ynë dhe të investojnë. Ai këtë thirrje e bëri duke u ofruar mbështetjen e Qeverisë bashkë me infrastrukturën ligjore dhe mekanizmat shtetërorë në mënyrë që investimi të jetë i sigurt dhe fitimprurës.
Kryeministri i falënderoi të gjithë të pranishmit për mikpritjen e ngrohtë dhe për angazhimin e rolin e tyre të rëndësishëm në krijimin e urave të bashkëpunimit ndërmjet Kosovës dhe Turqisë, përveçse kontributin e vazhdueshëm për vendlindje si mërgatë.
E-Diaspora
-
Pse Dua Lipa e padit Samsung-un prej 15 milionë dollarë Në padi përmenden edhe komente të përdoruesve në Instagram, ku disa shkruanin se do ta blinin... -
Promovohet monografia që dokumenton historinë e shkollës shqipe në Rosenheim- Bavari -
Rama paralajmëron rritje të numrit të mësuesve të gjuhës shqipe në diasporë -
SH.K.A “Dardania” shpalos vlerat e valles shqiptare në “Tanzfest”, në Winterthur -
Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane ka zgjedhur Kryesinë e re
Jeta në Zvicër
-
Zvicra i bashkohet koalicionit për të riatdhesuar fëmijët ukrainas Zvicra po merr pjesë për herë të parë si anëtare e një takimi të koalicionit ndërkombëtar... -
Brumbulli japonez kërcënon të gjithë Zvicrën -
Treni direkt Zvicër-Londër kalon një tjetër pengesë drejt realizimit -
Çmimet e energjisë elektrike në Zvicër mund të rriten -
Nëse miratohet votimi kundër imigracionit
Zvicra mund të ketë mungesë dhjetëra mijëra punëtorësh













