Kosova
Kurti nis sot takimet në Bruksel
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, sot nis takimet zyrtare në Bruksel, në udhëtimin e tij të parë prej kur mori mandatin në krye të Qeverisë pas zgjedhjeve të 14 shkurtit, përcjell albinfo.ch.
Vlen të theksohet se në delegacion me kryeministrin janë edhe dy zëvendëskryeministra, Donika Gërvalla-Schwartz dhe Besnik Bislimi.
Kurti dje ka pasur një takim joformal me Përfaqësuesin e posaçëm të Bashkimit Evropian për dialog, Mirosllav Lajçak.
Kurti së pari do të ketë takim me kryeministrin e Belgjikës, Aleksandar De Croo, për të vazhduar më pas me takimet në Komisionin Evropian.
Më 28 prill Kurti do të ketë kryesisht takime me komisionarë të fushave që janë më pak politike, por që mbulojnë sektorë për të cilët Komisioni Evropian beson se kanë rëndësi edhe për Kosovën.
Delegacioni i Kosovës pritet të takohet të mërkurën edhe me Komisionarin evropian për Bujqësi dhe Zhvillim Rural, Janusz Wojciechhowski, atë për Drejtësi, Didier Reynders, Komisionaren për Energji, Kadri Simons, për Ekonomi dhe Financa, Paolo Gentiloni dhe nënkryetarin ekzekutiv të Komisionit Evropian për Ekonomi ,Valdis Dombrovskis.
Gjatë ditës Kurti pritet ta takojë edhe presidentin e Parlamentit Evropian, David Sasolli.
Të enjten, ndërkaq, ai do t’i ketë takimet me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen dhe me Përfaqësuesin e lartë për politikë të jashtme dhe siguri, Josep Borrell.
E-Diaspora
-
Itali
I burgosuri me origjinë nga Kosova arratiset nga spitali në Itali, dyshohet se mashtroi gardianët 23-vjeçari u dërgua për trajtim pasi pretendoi se kishte gëlltitur detergjent, ndërsa autoritetet italiane kanë nisur... -
Sot i jepet lamtumira e fundit motrave shqiptare që humbën jetën tragjikisht në Gjermani -
Gjermani
Gjermani: Humb jetën shqiptari nga Kosova pas një aksidenti në vendin e punës -
Dy motrat nga Kosova që vdiqën në aksident në Gjermani, varrosen nesër në Topanicë të Kamenicës -
Bad Vöslau, Austri: Skulptori Destan Gashi hap ekspozitën e tij në natyrë
Jeta në Zvicër
-
20 vjet Vali Ranch: Një ëndërr që u bë destinacion i njohur turistik në Kosovë Në një kohë kur turizmi në Kosovë po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje, Vali Ranch... -
Dogana gjermane sekuestron 117 kilogramë marihuanë që kaluan përmes Zvicrës -
Temperaturat e larta mbushin lumenjtë e Zvicrës me mijëra qytetarë -
Temperaturat përvëluese në Zvicër: Sot u regjistruan 39 gradë -
Zvicra pritet të përballet me Iranin në 1/16 e finales së Kupës së Botës













