Kosova
Kurti reagon pas “mashtrimit” nga komedianët rusë
Komedianët e njohur rusë “Vovan & Lexus” kanë publikuar një video të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, duke pretenduar se ai ka rënë pre e mashtrimit të tyre. Sipas tyre, Kurti ka biseduar me ta duke menduar se po komunikonte me presidentin e Letonisë.
Zyra e Kryeministrit në Kosovë ka reaguar duke sqaruar rrethanat.
“Ngjarja ka ndodhur më 11 shkurt, pak pas zgjedhjeve të 9 shkurtit, në një periudhë kur kryeministri Kurti po pranonte mesazhe të shumta urimi dhe thirrje për rezultatin e zgjedhjeve. Për shkak të kohës, jo gjithmonë ishte e mundur të kryheshin verifikimet e plota të çdo telefonate”, thuhet në sqarim.
Tutje thuhet se ky incident lidhet me shtetin e Rusisë.
“Ky incident fatkeq përforcon atë që kemi ditur prej kohësh: Rusia është e fiksuar pas Kosovës dhe vazhdon ta ketë cak vendin tonë. Gjatë fushatës zgjedhore për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, Sputnik Serbia dhe Russia Today (RT) publikuan mbi 60 lajme të rreme dhe artikuj dezinformues, duke ndërhyrë në procesin tonë demokratik, siç dokumentohet nga Misioni i BE-së për Vëzhgimin e Zgjedhjeve. Teksa na vjen keq që kryeministri Albin Kurti u bë shënjestër e një thirrje të tillë, ky episod rikonfirmon qëndrimet parimore dhe konsistente të kryeministrit Kurti për çështjet kyçe, si në biseda publike ashtu edhe në ato private”, përfundon sqarimin Zyra e Kryeministrit.
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Unioni i Bizneseve Shqiptaro-Gjermane ka zgjedhur Kryesinë e re Në fjalën e tij pas zgjedhjes, Kryetari i ri, z. Zenun Krasniqi, falënderoi anëtarët për besimin... -
Prishtina fiton Kupën e Diasporës, pas penalltive mposht Kosovën e Gjenevës -
Dua Lipa në International Booker Prize Awards: Letërsia është ura më e fortë mes kulturave -
Mos i hidhni zarfet e votimit në kosh, vota juaj mbron pagën dhe të ardhmen në Zvicër -
Lozanë: Lot, emocione dhe kujtesë në promovimin e librit “Për ata që nuk u kthyen”
Jeta në Zvicër
-
Sot mbahen raundet e dyta të votimit në Winterthur dhe Cyrih Votuesit në Winterthur dhe Cyrih do të vendosin sot për kryetarët e tyre të bashkive... -
Kantoni i Valisit refuzon të publikojë dosjet e Crans-Montana-s -
Zug nuk është më “parajsa” më e mirë tatimore në Zvicër -
Qendrat e qyteteve në Zvicër po ndryshojnë: më pak dyqane, më shumë restorante -
Aeroporti i Gjenevës: ende nuk ka shqetësime për mungesë keroseni











