Kosova
Kurti sot dorëzon aplikimin e Kosovës për anëtarësim në BE
Albin Kurti sot në Pragë, dorëzon aplikimin e Kosovës për anëtarësim në BE
Sot, kryeministri Albin Kurti pritet të dorëzojë zyrtarisht aplikimin e Kosovës për anëtarësim në Bashkimin Evropian (BE). Aplikimi do t’i dorëzohet Presidencës çeke të Këshillit të BE-së në Pragë, përcjell albinfo.ch.
Kryeministri do të pritet në Zyrën e Qeverisë së Republikës Çeke nga ministri për Çështjet Evropiane, Mikulas Bek, ndërsa pas takimeve pritet të ketë konferencë të përbashkët për media.
Të mërkurën presidentja, Vjosa Osmani, kryeministri Albin Kurti dhe kryeparlamentari Glauk Konjufca kanë nënshkruar aplikimin për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
Presidentja Osmani ka thënë se ky moment është historik. “Po marrim një hap vendimtar drejt jetësimit të ëndrrës sonë kolektive e ambicies sonë të patjetërsueshme”, ka theksuar Osmani.
E-Diaspora
-
Ardian Gjini i drejtohet diasporës: Mos e votoni Albin Kurtin Kandidati për kryeministër nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës u bën thirrje bashkatdhetarëve në diasporë që... -
Hamburg
Kosova prezantohet me kulturë, film dhe muzikë në Hamburg -
Kanada
Imelda Prifti përfaqëson artin shqiptar në Kanada në ekspozitën “Women’s Voices” -
Zyra e BE-së në Kosovë shpall Shqipe Neziri Velën “Europiania e Vitit 2026” -
Budapest
Esra Zhubi doktoron me sukses në Universitetin prestigjioz Semmelweis në Budapest
Jeta në Zvicër
-
Hapet sërish qarkullimi në Gotthard Pass në Zvicër Rruga alpine u rihap për trafik më 8 maj pas mbylljes dimërore, duke lehtësuar qarkullimin në... -
Resorti zviceran St. Moritz më i shtrenjti në botë për prona -
Mimoza Kusari-Lila merr pjesë në panelin ndërkombëtar të St. Gallen Symposium 2026 -
Zvicra vendos rregulla për AI në media: më shumë transparencë për përmbajtjet -
Turizmi zviceran pëson rënie në mars pas një fillimi rekord












