Kosova
Kurti takon Kampionët e xhudos, pranon një kërkesë nga ta
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, këtë të martë ka pritur në kabinetin e tij xhudistët kosovarë, të cilët u kthyen me suksese të mëdha nga Kampionati Evropian i xhudos që u mbajt në Lisbonë të Portugalisë.
Së bashku me xhudisten Distria Krasniqi, e cila fitoi medaljen e artë në këtë kampionat, xhudistin Akil Gjakova, i cili po ashtu fitoi medaljen e artë dhe Nora Gjakova, medaljen e bronztë, ishin edhe trajneri i tyre, Driton Kuka dhe Kryetari i Federatës së Xhudos së Kosovës, Agron Kuka.
Kurti uroi xhudistët për performancat e tyre në Kampionatin Eropian dhe ka falënderuar Kryetarin e Federatës së Xhudos dhe trajnerin Driton Kuka për punën dhe kontributin e tyre për konsolidimin e imazhit shtetëror në arenën ndërkombëtare.
“Është kënaqësi shumë e madhe të shoh Kosovën të renditet e para në mesin e 45 shteteve të Evropës”, tha kryeministri Kurti. Me urim të veçantë iu drejtua, ndërkaq, xhudistit Akil Gjakova, i cili për herë të parë u shpall kampion i Evropës dhe solli medaljen e parë ndërkombëtare në kategorinë e meshkujve”, thuhet në njoftim.
“Gjatë takimit u diskutua për qytetin e Pejës si vend me histori dhe traditë në sportin e xhudos, dhe kryeministri Kurti vuri në pah faktin se si një lagje e Pejës po prodhon kampionë të nivelit ndërkombëtar”.
Kryetari i Federatës së Xhudos, Agron Kuka dhe trajneri Driton Kuka i kanë kërkuar Kurtit mbështetje për rregullimin e problematikave me të cilat sfidohet sektori i sportit
“Trajneri Driton Kuka shpalosi pritshmëritë e tij për Lojërat Olimpike Tokyo 2020, teksa tha se “reprezentacioni jonë ka mundësi të mëdha për të fituar medalje Olimpike”.
E-Diaspora
-
BQK: Mbi 112 milionë euro i sollën mërgimtarët në Kosovë vetëm gjatë marsit Pa dyshim se një nga shtyllat kryesore të ekonomisë së Kosovës janë remitencat nga e mbarë...
-
Mitrovicasi Semir Aliti nënshkroi kontratë me ekipin holandez, PSV
-
Pas pushimit pranveror, rinis mësimi plotësues i gjuhës shqipe në shkollën Ostermundigen Bern
-
Promovohet në Zvicër romani i Mimoza Hysës “Bijat e gjeneralit”, në përkthimin gjerman
-
“Më 31 dhjetor ju mbaron leja e qëndrimit”: Një letër që po frikëson të huajt në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Sa vlen Zvicra për UBS-në? Banka e madhe po bën aktin balancues midis UBS-së zvicerane me këmbë në tokë dhe UBS-së...
-
Pse njerëzit në Austri po paguajnë më shumë taksa pavarësisht reformave federale?
-
Komiteti parlamentar zviceran mbështet planin e ndihmës për Ukrainën
-
Zvicër: Më 2024 priten më shumë zjarre për shkak të ngrohjes globale
-
Zviceranët duan të ulin kostot e kujdesit shëndetësor