Kosova
Kurti vazhdon ta shohë Vjosa Osmanin si kryeparlamentare
Duke folur tutje për LDK-në, tha se nuk kanë qenë të gatshme për bashkëpunim nga frika që kanë ndaj PDK-së
Albin Kurti, kryetar i Lëvizjes Vetëvendosje, e kandidat për kryeministër, ka folur për dialogun Kosovë-Serbi, derisa ka shtuar se kandidatja e LDK-së, Vjosa Osmani, nuk mund ta udhëheqë dialogun, pasi që, sipas Kurtit, e njëjta pas zgjedhjeve do të jetë kryeparlamentare.
Kurti fillimisht ka thënë se duhet të formohet një komision që i vlerëson 33 marrëveshjet e arritura në mes të dy shteteve.
Duke folur tutje për LDK-në, tha se nuk kanë qenë të gatshëm për bashkëpunim nga frika që kanë ndaj PDK-së, raporton Gazeta Express.
“Ne nuk mund ta bëjmë këtë gjë. Unë besoj që kanë qenë të interesuar, por s’kanë qenë të gatshëm, sepse frika ua ka mundur dëshirën. Është evidente se më shumë kanë frikë nga PDK se dëshirë për LVV. Ne do ta shohim në mëngjesin e 7 tetorit se me çfarë thellësie kemi fituar. Duhet ta shohim se kush ka fituar prej LDK-së dhe ta shohim se çfarë po mendojnë ata për ne dhe veten pas fitores tonë”, ka thënë ai, derisa, tutje, ka folur edhe për Elez Blakajn.
“Elez Blakaj është emri dhe mbiemri i rënies së të drejtës. Nuk besoj që do të mund të luftojmë krimin e korrupsionin kështu, Elez Blakaj duhet të kthehet ai simbol në Kosovë. Ne e kemi vullnetin, e kemi gatishmërinë. Prokuroria duhet të bëhet aktive”, tha Kurti.
Ai shpalosur gjithashtu edhe tri shtyllat kryesore, përmes së cilave beson se do të ndikonin në zhvillimin e shtetit funksional.
“Ne i kemi tri shtylla kryesore që besojmë se mundemi të shkojmë përpara. E para shteti i së drejtës… kjo nënkupton prokurorinë dhe gjyqësinë që janë të pakompromis në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Kjo do të bëhet nëpërmjet një reforme në drejtësi dhe përmes procesit të vettingut. Ne jemi shumë kritikë ndaj mënyrës se si është zhvilluar qeverisja në këto dy vjetët e fundit. Buxheti për gjyqësorin dhe ushtrinë është më pak se 5 për qind i buxhetit të gjithëmbarshëm të Kosovës”, ka thënë ai, përcjell Albinfo.ch.
E-Diaspora
-
“Gjurmëve të Rrënjëve Tona”, një mbrëmje kushtuar identitetit shqiptar në mërgatë Është mbajtur edicioni i katërt i aktivitetit kulturor "Gjurmëve të Rrënjëve Tona", organizuar nga Misioni Katolik... -
Kampionati botëror: Austria, në kërkim të një vendi për në fazën eliminatore -
Nga Cyrihu drejt Amerikës, Ansambli “TROJET” çon kulturën shqiptare në Festivalin “Lahuta 35” -
Pulmologu shqiptar realizoi ëndrrën në Austri: Dr. Mefail Muji hap ordinancën e tij në Vjenë -
Ansambli “Vatra” sjell atmosferë shqiptare në “Albanifest” të Winterthurit
Jeta në Zvicër
-
“Gjurmëve të Rrënjëve Tona”, një mbrëmje kushtuar identitetit shqiptar në mërgatë Është mbajtur edicioni i katërt i aktivitetit kulturor "Gjurmëve të Rrënjëve Tona", organizuar nga Misioni Katolik... -
Zvicra transferon 500 milionë franga para kohe për aeroplanët F-35 -
Temperatura deri në 45 gradë Celsius, janë të mundshme në Zvicër -
Shqipëria me rregulla të reja për kalimin për të miturit -
Rekorde temperaturash në Evropë, vala ekstreme e të nxehtit po zhvendoset drejt lindjes













