Kosova
Kush është amerikano-hebreu që ‘bëri’ kryeministër Albin Kurtin?
Arun Chaudhary ishte një nga strategët e Kurtit në videokomunikimet me qytetarët e Kosovës gjatë fushatës. Chaudhary, i cili ishte Drejtori i New Media Road në fushatën presidenciale të Barak Obamës në vitin 2008, aktualisht është i përfshirë në fushatë në kampin e Bernie Sanders, kandidat për President të SHBA-së.

Arun Chaudhary, hebreo-amerikani me origjinë indiane, i cili punoi për fushatën e ish-presidentit amerikan, Barak Obama dhe ishte videografisti zyrtar i videomesazheve të Shtëpisë së Bardhë (2009-2011), ishte një nga njerëzit që ndihmoi Lëvizjen Vetëvendosje në zgjedhjet e fundit në Kosovë, e që rezultoi me fitoren e Vetëvendosje dhe zgjedhjes së Albin Kurtit në krye të qeverisë.
Arun Chaudhary ishte një nga strategët e Kurtit në videokomunikimet me qytetarët e Kosovës gjatë fushatës.
34-vjeçari Arun Chaudhary, me baba indian dhe nënë hebreje, i lindur në Nju Jork (1974), është i njohur për aftësitë e tij për të sjellë artin në botën e fushatave politike. Ai është një nga personazhet më influence në politikën moderne të komunikimit.
Arun Chaudhary ka publikuar fotografitë e Albin Kurtit sot gjatë parakalimit pranë gardës së FSK-së, duke shkruar se është e mundur që të krijohet një botë më e mirë.
Ai tutje ka shkruar se kishin menduar se nuk është e mundur që kjo të ndodhte në Kosovë.
Chaudhary, i cili ishte Drejtori i New Media Road në fushatën presidenciale të Barak Obamës në vitin 2008, aktualisht është i përfshirë në fushatë në kampin e Bernie Sanders, kandidat për President të SHBA-së, ashtu si edhe në vitin 2016, shkruan gazetashqip, përcjell albinfo.ch.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Ngjarje tragjike në Gjermani: Shqiptari nga Rahoveci vret gruan Mësohet se çifti është nga Rahoveci...
-
SRF: “A po zhduket shqipja në Zvicër?”
-
Në Teatrin Seminar në Horën e Arbëreshëve do të mbahet koncert-recital klasik
-
Shemsi MAKOLLI vjen në Sallonin e Gjenevës me “Hyjnesha të përdhosura”
-
Elvana ZAIMI-TUFA prezanton në Gjenevë antologjinë “Letra në nëntor”
Jeta në Zvicër
-
Partnerët socialë mbështesin paketën e mbrojtjes së pagave me rezerva Partnerët socialë në Zvicër kanë mbështetur paketën e mbrojtjes së pagave të miratuar nga Këshilli Federal,...
-
Këshilli Federal kundërshton nismën e SVP kundër emigracionit
-
Propozimi i ri në Zvicër: Të burgosurit e pasur të paguajnë vetë shpenzimet e burgut
-
Zvicër-BE: Këshilli Federal miraton masa për të siguruar mbrojtjen e pagave
-
Shkrirja e akullnajave në Zvicër : 38 për qind më pak vëllim në 24 vjet