Autotech
Kush qëndron pas aplikacionit që ka bërë bujë në rrjetet sociale
Transformimi i fytyrave është mjaftueshmërisht realist aq sa duket sikur është natyrale
Quhet “FaceApp” dhe progresivisht po bëhet tendenca e kësaj vere. Aplikacioni ka “infektuar” personat e njohur (VIP) dhe ata ta zakonshëm, duke pushtuar Facebook dhe Instagram me foto që na shohin të plakur përmes goditjes së inteligjencës artificiale.
Transformimi i fytyrave është mjaftueshmërisht realist aq sa duket sikur është natyrale. Askush nuk i reziston tundimit për të parë në foto se si do të jetë kur të plaket.
Megjithatë, përballë kësaj stuhie verore qarkullojnë histori teknologjie dhe të dhënash që shumica e përdoruesve nuk i njeh. T’i analizojmë…
“FaceApp” funksionon duke shkarkuar fillimisht aplikacionin. Mjafton të bësh një foto dhe ta përzgjedhësh përmes aplikacionit. Pastaj, në pak sekonda aplikacioni të jep mundësinë të zgjedhësh çfarë do të bësh me foton, do të plakesh apo do të rinohesh. Shumica zgjedhin plakjen.
Janë me miliona postime të shpërndara në këto ditë, transmeton Scan.
Shumë efekte që mund të aplikohen në foto janë me pagesë dhe tarifat variojnë nga 3.99 euro për ata që zgjedhin një abonim mujor, 19.99 euro për abonim vjetor dhe 43.99 euro për abonim të përjetshëm, përcjell albinfo.ch.
Privatësia
Në bazë të “FaceApp”, sikurse thuhet, janë algoritme inteligjence artificiale. “Kemi zhvilluar një teknologji të re që mundëson modifikimin në mënyrë reale të imazhit tuaj në foto” ka shpjeguar themeluesi dhe drejtuesi Yaroslav Goncharov.
“Elementi që na diferencon nga të tjerët është fotorealizmi. Pasi aplikohet filtri është sërish fotoja jote. Aplikacionet e tjera qëllimisht ndryshojnë imazhin në mënyrë humoristike por nuk është më një foto reale” shprehet ai.
Rusia
Shumë kanë tendencën të besojnë se “FaceApp” është në pronësi të Facebook ose ndoshta të Instagram (edhe pse do ishte e njëjta gjë). Por nëse analizojmë detajet, zbulohet se aplikacioni është hedhur në janar të vitit 2017 nga Wireless Lab, një kompani ruse me seli në Shën Peterburg, e themeluar nga Yaroslav Goncharov.
Faqja në Facebook e FaceApp është hapur në 27 janar 2017 dhe sot numëron më shumë se 310 mijë ndjekës. Dhe nga seksioni ‘Transparenca e faqes’, mësohet se administratorët e saj janë 4; 3 rusë dhe 1 ukrainas.
Është evidente tashmë se ky aplikacion është i lidhur ngushtë me Rusinë. Dhe duhet të nënvizuar që pas lojës, ka insinuata të rënda lidhur me privatësinë. Në seksionin e aplikacionit dedikuar përdorimit të informacioneve lexohet se aplikacioni “mund të bashkëndajë përmbajtjen dhe informacionet e përdoruesve me kompanitë që bëjnë pjesë në grupin e shoqërisë së FaceApp”.
Të ngjashme
Të tjera nga Autotech
E-Diaspora
-
“Dardania” nga Winterthuri shkëlqen në festivalin “Hasi Jehon 2024” Nata e tretë ishte radha e SHKA “Dardania”, edhe atë e fundit...
-
Kaq mërgimtarë u regjistruan deri më 9 maj
-
Ambasada e Kosovës në Austri u bën thirrje mërgimtarëve që të regjistrohen
-
Heidi Heiz: Ndërtuese e urave në arsim – Nga asistentja, në menaxhimin e shkollës
-
“FjalaFest”, festivali i letërsisë shqipe në Milano
Jeta në Zvicër
-
Procedura 24 orëshe – 40 për qind më pak kërkesa për azil Kërkesat për azil nga shtetet e Magrebit dhe Libia ranë me rreth 40 për qind në...
-
Zvicër: Azilkërkuesit e mitur sulmojnë njëri-tjetrin me thika
-
Gjeneva do të votojë për ndalimin e simboleve të urrejtjes
-
Edhe 56-vjeçarët duan t’i bashkohen policisë së qytetit të Cyrihut
-
Pensioni i 13-të i AHV mund të paguhet përnjëherë në fund të vitit