Lajme
Labinot Tahiri, kandidat i AKR-së për kryetar të Ferizajt!
Këngëtari Labinot Tahiri-Labi është zgjedhur kryetar i AKR-së në Ferizaj. Ai gëzon një mbështetje të madhe në këtë komunë dhe do të jetë sfidues për kryetar komunë për dy partitë tjera, LDK e PDK
Këngëtari dhe filantropi Labinot Tahiri-Labi, është zgjedhur kryetar i Aleanca Kosova e Re (AKR) në Ferizaj e rrjedhimisht do të jetë edhe kandidat për kryetar të Komunës nga kjo parti që drejtohet nga biznesmeni dhe ish presidenti i Kosovës, Behgjet Pacolli. Labi gëzon një mbështetje të madhe në këtë komunë dhe do të jetë sfidues për dy partitë tjera, LDK e PDK.
Tahiri u zgjodh kryetar i AAK-së, në Kuvendin zgjedhor të kësaj partie ku, përveç mysafirëve, i pranishëm ishte edhe lideri i partisë, Behgjet Pacolli. Në fjalën e tij para qytetarëve të Ferizajt, Pacolli foli për synimet e AKR-së për Ferizajn si dhe për vizionin liberal që i nevojitet Kosovës.
“Synimi politik i AKR-së mbetet krijimi i një qeverie dhe udhëheqësie shtetërore të përgjegjshme, profesionale dhe transparente, me njerëz që veprojnë lirshëm, me plot profesionalizëm,
transparencë dhe përgjegjësi. Ne do ta ndërtojmë një shtet të lirë, të barabartë për të gjithë, i cili garanton siguri dhe ligjshmëri”, ka thënë numri një i AKR-së dhe duke shtuar se, krijimi i një shteti të fortë ekonomikisht, garanton shërbime dinjitoze si dhe mundësi më të mëdha për edukim dhe punësim për qytetarët e Kosovës.
Ndërkaq në fjalën përshëndetëse, Labinot Tahiri tha se AKR-ja do ta sfidojë të keqen që e ka kapluar vendin dhe do të reflektojë barazi dhe respekt shoqëror për të gjithë.
“Duke e zhvilluar vendin dhe duke i ndihmuar njëri tjetrit ne do të dalim nga kjo situatë. Unë ju garantoj se së bashku me AKR-në dhe Presidentin Behgjet Pacolli, do ta ndryshojmë Kosovën dhe do ta nxjerrim atë nga ky mjerim”, ka thënë Tahiri.
E-Diaspora
-
Itali
Gjendet e vdekur 35-vjeçarja shqiptare në Itali Pas dy muajsh kërkime, gjendet e vdekur shqiptarja në Itali... -
Irlandë
Hyn në Irlandë pa dokumente, 18-vjeçari shqiptar përfundon në burg -
Bern
Brezat e rinj në mërgatë mësojnë për Masakrën e Reçakut -
Emmendingen: Koncert me muzikë klasike për Ditën e Pavarësisë së Kosovës -
KMSHZ: Imami i akuzuar nuk shërben në asnjë xhami shqiptare në Zvicër
Jeta në Zvicër
-
Gjashtë kantone kërkojnë nga federata 24 miliardë franga për hekurudhat Kantonet po kërkojnë 24 miliardë franga zvicerane nga qeveria federale për zgjerimin e hekurudhave... -
Këto kantone ndalojnë fishekzjarrët -
Migrosi raporton një rënie prej 1.9 për qind në shitje -
Katër ministra federalë do të marrin pjesë në WEF -
Lirim me kusht prej 200,000 frangash për operatorët e barit në Crans Montana











