Lajme

LAPSH shpall konkurs për një mësimdhënës/e në Affoltern

Lidhja e Arsimtarëve dhe Prindërve Shqiptarë „Naim Frashëri“ për Kantonin e Cyrihut ka shpallur konkurs për një mësimdhënës apo mësimdhënëse për pikën shkollore në Affoltern am Albis për katër orë mësimi në javë.

Kandidatët duhet t’i plotësojnë këto kritere:

  • Të kenë të rregulluar lejën e qëndrimit në Zvicër
  • Të njohin gjuhën gjermane, të pakten niveli B1
  • Të kenë të përfunduar shkollimin e lartë (Fakultetin e Edukimit; Shkollën e Lartë Pedagogjike, drejtimet shoqërore; Fakultetin, drejtimet shoqërore)

Kërkeses duhet t’i bashkangjitet kopja e lejeqëndrimit, kopja e gjuhës gjermane, kopja e diplomës, jetëshkrimi si dhe certifikatat mbi përvojën e punës.

Kërkesa mund të dërgohet në: [email protected]

Konkursi mbetet i hapur deri më 17.02.2020