Kosova
LDK ngre kallëzim penal ndaj faqes që shpërndan lajme të rreme
LDK U ka bërë thirrje Prokurorisë, Policisë dhe institucioneve të tjera që ta hetojnë dukurinë e lajmeve të rreme
Lidhja Demokratike e Kosovës ka paraqitur kallëzim penal në Policinë e Kosovës për lajmet e rreme, të cilat po qarkullojnë kundër kandidates së kësaj partie, Vjosa Osmanit. E ky kallëzim penal ka të bëjë me një faqe, e cila e mbështet Lëvizjen Vetëvendosje.
Sipas njoftimit, kjo faqe ka shpifur në internet, duke pretenduar se LDK po i paguan me nga 10 euro pjesëmarrësit në tubimet elektorale të partisë.
LDK u ka bërë thirrje Prokurorisë, Policisë dhe institucioneve të tjera që ta hetojnë dukurinë e lajmeve të rreme dhe denigruese.
Njoftimi i plotë:
Lidhja Demokratike e Kosovës ka paraqitur kallëzim penal në Policinë e Kosovës, për lajmet e rreme me të cilat po sulmohen lidershipi i partisë dhe kandidatja për kryeministre, Vjosa Osmani.
Lidhja Demokratike e Kosovës ka kërkuar nga Policia që në bashkëpunim me Prokurorinë të identifikojë dhe të dërgojë para drejtësisë ata që po përhapin lajme të rreme kundër kandidates për kryeministre, Vjosa Osmani.
Një ditë më parë, një faqe në Facebook, e cila mbështetë Lëvizjen Vetëvendosje, ka shpifur se gjoja LDK dhe Vjosa Osmani po paguan nga 10 euro pjesëmarrësit nëpër tubimet elektorale të LDK-së.
Kundër kësaj shpifje të ulët, LDK-ja i ka dëshmitarë dhjetëra mijëra anëtarë, përkrahës dhe qytetarë, të cilët kanë marrë pjesë në tubimet tona, me dëshirë dhe vullnetin e tyre të lirë.
LDK i bën thirrje Prokurorisë, Policisë dhe institucioneve tjera ligjzbatuese, që të hetojnë dukurinë e lajmeve të rreme dhe denigruese, pasi që kjo dukuri përbën vepër penale dhe është shkelje e rëndë e rregullave të procesit zgjedhor.
LDK u bën thirrje vëzhguesve vendorë dhe ndërkombëtarë të zgjedhjeve, si dhe ambasadave të vendeve mike, që të përdorin ndikimin e tyre për ndërprerjen e këtyre dukurive të ulëta që dëmtojnë procesin zgjedhor.
LDK i garanton të gjithë qytetarët se vota e tyre e lirë në zgjedhjet e 6 tetorit është e garantuar, prandaj kërkojmë konsistencë për përkrahjen e programit dhe kandidates tonë, Vjosa Osmani.
Të ngjashme
Të tjera nga Kosova
E-Diaspora
-
Milano
Edon Zhegrova viziton Konsullatën e Kosovës në Milano Futbollisti i Kosovës dhe Juventusit u prit nga Konsulli i Përgjithshëm, Diamant Kastrati... -
Gjermani
Kosova me ligj të ri për shtetësinë, lehtësohen procedurat për diasporën në Gjermani -
Albin Kurti nesër në Zvicër, takim me mërgatën shqiptare në Cyrih -
LDK mban takim me bashkatdhetarë në Vjenë -
Koncerti Zvicerano-Kosovar bashkon diplomacinë, kulturën dhe miqësinë në SHBA
Jeta në Zvicër
-
Mijëra zviceranë demonstrojnë kundër iniciativës “10 milionë” Në pankarta shkruante veç tjerash, se do të ishte më mirë të kufizoheshin emetimet e CO2... -
Jans nxit reagime me krahasimin e nismës “10 milionëshe” me Brexit-in -
Zvicra zgjeron sanksionet ndaj Rusisë -
Dy gjyqtarët në lidhje dashurie mbeten në detyrë -
Spitali Universitar i Cyrihut raporton në prokurori 10 vdekje të dyshimta













