Kosova

Liderët përshëndetin votimin për ligjet për ushtri

“Gjithmonë duke nderuar atdheun dhe në shërbim të të gjithë qytetarëve. Bijat dhe bijtë më të mirë të vendit, ushtarët e Republikës së Kosovës”, ka shkruar presidenti në facebook ku ka postuar edhe një video të FSK-së.

 

Votimin e pakove për shndërrimin e FSK-së në Ushtri e kanë përshëndetur liderët e institucioneve dhe partive politike.

“Gjithmonë duke nderuar atdheun dhe në shërbim të të gjithë qytetarëve. Bijat dhe bijtë më të mirë të vendit, ushtarët e Republikës së Kosovës”, ka shkruar presidenti Hashim Thaçi në facebook ku ka postuar edhe një video të FSK-së.

E, kryeministri Ramush Haradinaj, ka thënë se sot është një prej ditëve më përcaktuese për vendin në konsolidim të shtetit dhe në rrugën drejt NATO-s.

“Me votimin në lexim të parë të pakos së ligjeve për FSK-në, deputetët e Kuvendit vulosën të drejtën e shtetit tonë sovran për tranzicionin e FSK-së në mandat ushtarak dhe mbrojtës, ofruese e sigurisë për të gjithë qytetarët dhe komunitetet, forcë multietnike e profesionale, sipas standardeve të NATO-s”, ka shkruar ai.

“Kosova e gëzoftë ushtrinë”: ka shkruar kreu i Kuvendit, Kadri Veseli. Zëvendëskryeministër, Fatmir Limaj, e ka vlerësuar ditë historikë, ditën e sotme.