Shqipëria

Lista e kërkimeve nga italianët për turizëm: Shqipëria, në vendin e dytë

Sardenja në vend të parë, ndërsa Sicilia në vend të tretë, por mes këtyre të dyjave ndodhet befasia, Shqipëria, në podiumin e destinacioneve turistike më të kërkuara nga italianët në motorin e kërkimit Google për vitin 2018.

Sigurisht si çdo vit, turistët italianë preferojnë vendin e tyre, por këtë herë ka hyrë edhe një destinacion i huaj, Shqipëria, transmeton “ATSH”.

Më pas vijojnë Greqia dhe Kroacia, që pëlqehen shumë nga italianët, ndërsa në vend të gjashtë ndodhet Toskana e ndjekur nga Zanzibari ekzotik dhe Korsika, përcjell albinfo.ch.

Klasifikimin e dhjetë më të kërkuarave e mbyllin Salentoja dhe Abruco.