Lajme

Lokalet në Prishtinë fillojnë mbylljen e përkohshme

Pas konfirmimit të dy rasteve të prekura me koronavirus në Kosovë, lokalet e Prishtinës kanë filluar të mbyllin përkohësisht bizneset e tyre.

Së fundmi është njoftuar që lokali ‘Annexbar’ do të jetë i mbyllur për shkak të koronavirusit, e që do të jetë lokali i tretë në kryeqytet që e ka konfirmuar mbylljen e lokalit.

Këto mbyllje të përkohshme po bëhen pasi që Qeveria e Kosovës në mbledhjen e jashtëzakonshme ka marrë vendim për pezullimin e shumë aktiviteteve në gjithë vendin.