Lajme

Londër: Një person qëllon me thikë njerëzit në rrugë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë pasdite në jug të Londrës.

Është bërë e ditur se në Londër një burrë i armatosur me thikë ka qëlluar njerëzit, që ecnin rrugës.

Thuhet se ky njeri plagosi disa vetë (numri i saktë nuk dihet ende, derisa u qëllua me armë nga policia. Ky sulm ndodh vetëm pak muaj pasi Londra edhe më herët ka qenë cak i sulmeve të ngjashme.

“Rrethanat janë duke u shqyrtuar. Ngjarja mund të jetë një sulm terrorist”, kanë deklaruar nga policia në kryeqytetin britanik. Në zonë mbërritën një sërë ambulancash, që morën të plagosurit dhe u dërguan në spital.

Një pjesë trafiku në Londër u bllokua për shkak të kësaj ngjarjeje. Banorët dhe kalimtarët tregojnë se skena ishte një lemeri e vërtetë, përcjell albinfo.ch.