Lajme

Lufta në Ukrainë rrit me 20% çmimin e naftës në bursë

Lufta e Rusisë për të marrë Ukrainën ka rritur çmimin e naftës me 20% përgjatë 8 ditëve të fundit.

Në 23 shkurt, një ditë para pushtimit, një fuçi naftë u shit në bursë për 96 dollarë, ndërsa këtë të enjte arriti 116 dollarë.

Me çmimet ditëve të para të marsit, nafta ka kaluar edhe nivelin e para 8 vjetëve, kur në qershor 2014 arriti 113 dollarë për fuçi.

Aktualisht nafta në Shqipëri shitet 200 lekë për litër, duke tejkaluar nivelin më të lartë prej 190 lekësh që u arrit në periudhën 2008-2009.

Ky shtrenjtim shpejt do të ndihet edhe në tregun vendas, aty ku në pikat e karburanteve, prej afro një muaji nafta shitet deri në 199 lekë për litër, një rekord historik ky që kalon edhe periudhën 2008-2009, kur nafta në bursë ishte 140 dollarë për fuçi dhe në treg 190 lekë për litër.

Operatorët e tregut pohojnë se nëse nafta në bursat globale do të shkojë sërish në nivelin e 130-140 dollarëve për fuçi, në tregun e brendshëm ajo mund të arrijë në 250 lekë për litër./Euronews