Lajme
Kolorado po mbetet pa ujë, nga i cili varen 40 milionë amerikanë
Për herë të parë në historinë e Shteteve të Bashkuara janë vënë reduktime të ujit për shkak të mungesës së ujit në lumin e Kolorados, që praktikisht është burim i jetës për miliona njerëz në jugperëndim të Amerikës.
Siç raporton BBC, vendimi i agjencisë federale për ujë ka pasuar pasi që ka mungesë të ujit në Mead, akumuluesi më i madh në SHBA që ka rënë në nivel tejet të ulët – që ekspertët po e cilësojnë si alarmant.
Uji i lumit Kolorado furnizon 40 milionë njerëz në SHBA dhe Meksikën fqinje. E Mead tek Las Vegasi ishte krijuar pas ndërtimit të digës Hoover, e me ujë furnizon Arizonën, Nevadan, Kaliforninë dhe Meksikën.
Tani është në nivelin më të ulët që nga ndërtimi i saj gjatë viteve të 30-ta. Vlerësohet që deri në fund të vitit akumulimi i ujit do të mund të binte në vetëm 34 për qind të kapacitetit.
E-Diaspora
-
Kurti: Orkestra “Amadeus” na bëri krenarë, suksesi vjen kur talenti plotësohet me punë e përkushtim Orkestra e Fëmijëve dhe të Rinjve nga Prishtina fitoi katër çmime në festivalin ndërkombëtar “Musica Orbis”... -
Gjermani
Dr. Burim Prushi emërohet drejtues i një klinike në Gjermani -
Britani
Elena Daçi diplomon në Cambridge, prezanton “Lahutën e Malësisë” -
Gjenevë: Mbrëmje kushtuar Ukshin Hotit në Ditën Ndërkombëtare të Viktimave të Zhdukjeve me Dhunë -
Kur diaspora vjen, Ulqini fiton më shumë se turistë
Jeta në Zvicër
-
Pa palestër, pa pagesë: Koncepti zviceran i fitnesit që pushtoi botën Shtigjet falas të fitnesit, të krijuara në vitin 1968, numërojnë sot rreth 500 lokacione në Zvicër... -
Temperaturat në majat e Zvicrës thyejnë rekorde historike -
Kanceri i lëkurës mund të njihet si sëmundje profesionale nga sigurimi -
Mashtrimet me policë të rremë në Zvicër: 19-vjeçari francez mashtroi viktimat me mijëra franga -
Turqia dhe Azia, destinacionet më të leverdishme për turistët zviceranë












