Kosova
Macron tregon mbështetjen për Shqipërinë dhe flet për marrëdhëniet Kosovë-Serbi
Rama u prit me ceremoni shtetërore nga Macroni, ndërsa u shpreh se një mikpritje të tillë nuk e kishte imagjinuar
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka theksuar nevojën për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë.
Në një konferencë për shtyp të premten në Paris me Edi Ramën, kryeministrin e Shqipërisë, Macroni ka thënë se normalizimi i marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë është i nevojshëm për të gjitha çështjet rajonale.
“Dua të tregoj vendosmërinë e Francës për Ballkanin Perëndimor. Këtu bëhet fjalë për bashkimin e Evropës për ta bërë më të fortë në sfondin e agresionit rus në Ukrainë. Shqipëria ka vazhduar rrugën evropiane me vendosmëri, kini besim te mbështetja jonë. Jemi të impresionuar nga tërësia e reformave dhe kapacitetet për të avancuar. Dua të përshëndes zërin e fortë në rajon të Shqipërisë në skenën ndërkombëtare. Në të gjitha çështjet rajonale është e nevojshme normalizimi i marrëdhënieve mes Serbisë dhe Kosovës”, ka thënë Macron, transmeton albinfo.ch.
Rama u prit me ceremoni shtetërore nga Macroni, ndërsa u shpreh se një mikpritje të tillë nuk e kishte imagjinuar.
Macroni ndërkohë u shpreh i impresionuar me reformat e Shqipërisë për integrimin në Bashkimin Evropian.
Gjatë kësaj vizite, Rama dhe Macron nënshkruan marrëveshje ndërqeveritare që do të thellojnë bashkëpunimin mes shteteve, veçanërisht në fushën e menaxhimit të ujit, atë të turizmit të qëndrueshëm dhe inovacionit.
Takimi i Ramës me Macronin, vjen disa ditë pasi presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, u takua me udhëheqësin francez në Paris.
Pas takimit me Vuçiqin, Macron kërkoi që Kosova dhe Serbia të zbatonin Marrëveshjen në rrugën drejt normalizimit – të arritur vitin e kaluar – duke theksuar se Franca do të sigurohet që çdo hap i kësaj marrëveshjeje do të përmbushet.
E-Diaspora
-
Mbi 50 mijë aplikime nga diaspora për votim, prijnë votuesit nga Gjermania dhe Zvicra Mbi 50 mijë qytetarë nga diaspora kanë aplikuar për të votuar në zgjedhjet e 7 qershorit... -
Cyrihu duartroket filmin e Ibër Dearit “Krejt e thirrin Rexhën” -
Cyrih: Akademik Agani u kujtua si “truri i rezistencës civile” të viteve `90 -
5 vite sukses në Zvicër: Dorina Karafili dhe rrugëtimi i “Dotax Treuhand” -
Pse Dua Lipa e padit Samsung-un prej 15 milionë dollarë
Jeta në Zvicër
-
Ja sa zviceranë e marrin bonusin prej 15,000 frangash për ndërprerjen e kontratës Dega e Lufthansa-s i joshi asistentët e fluturimit me një bonus për largimin. Tani ka edhe... -
Numri i viktimave të trafikimit në Zvicër u rrit në vitin 2025 -
5 vite sukses në Zvicër: Dorina Karafili dhe rrugëtimi i “Dotax Treuhand” -
Gjoba prej 700 frangash për mospjesëmarrjen në ditën e informacionit të mbrojtjes civile -
Tërmete të “kontrolluara” po shkaktohen nën Alpet Zvicerane













