Lajme

Macroni bën thirrje për armëpushin të menjëhershëm në bisedën me Putinin

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, ka bërë thirrje për armëpushim të menjëhershëm në Ukrainë gjatë një bisede telefonike me homologun rus, Vladimir Putin.

Agjencia “Reuters”, duke cituar një zëdhënës të qeverisë gjermane, raportoi se biseda mes Macronit, Putinit dhe Kancelarit të Gjermanisë, Olaf Scholz, ka zgjatur 75 minuta.

Kremlini i tha kësaj agjencie se presidenti rus i njoftoi udhëheqësit evropianë rreth bisedimeve mes Rusisë dhe Ukrainës.

Të tre udhëheqësit e vendeve me ndikim në skenën ndërkombëtare zhvilluan një bisedë të ngjashme edhe të enjten.