Maqedonia
Maqedoni: 46 të vdekur dhe 687 raste të reja me COVID-19
Një numër i lartë viktimash nga Covid është shënuar gjatë 24 orëve të fundit në Maqedoninë e Veriut. Sipas raportit të fundit, nga 3050 testime kanë rezultuar pozitivë 687 persona dhe kanë humbur jetën 46 pacientë.
Në Shkup – 310, Kumanovë – 55, Manastir – 35, Prilep, Ohër dhe Strumicë – 33, Veles – 31, Kavadari dhe Tetovë nga 23, Gostivar – 19, Shtip dhe Koçan nga 17, Sveti Nikollë – 11, Kërçovë, Resnjë dhe Vinicë nga 7, Negotinë – 6, Gjevgjeli dhe Makedonski Brod nga 4, Strugë – 3, Bogdanci – 2, Kriva Pallanka, Dellçevë, Probishtip, Demir Kapi, Demir Hisar, Kratovë dhe Dojran nga 1.
Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar 1.347 pacientë.
Nga fillimi i pandemisë e deri më tani numri i përgjithshëm i të infektuarve me Covid ka shkuar në 141.844, mes të cilëve kanë humbur jetën 4228 persona dhe janë shëruar 116 780 të tjerë.
Të ngjashme
Të tjera nga Maqedonia
E-Diaspora
-
Tifozët Kuq e Zi protestojnë para FSHF-së, kundërshtojnë organizimin e përbashkët Shqipëri-Serbi Tifozat Kuq e Zi kanë protestuar mëngjesin e kësaj të hëne para zyrave të Federatës Shqiptare...
-
Puna në qiell të jep ndjenjën e paqes
-
Hapet në Toronto Java e Kulturës së Kosovës
-
Cyrih: Zhvillohet seminari “Institucionalizimi i mësimit plotësues të gjuhës shqipe në diasporë – Zvicër”
-
Paraqitet si kroat, me pasaportë false – burgoset muratori nga Kosova
Jeta në Zvicër
-
Buxheti i mbrojtjes i propozuar prej 15 miliardë frangash, pritet të dështojë Një rritje e propozuar prej 15 miliardë frangash për buxhetin e mbrojtjes nuk ka gjasa të...
-
Shtatë gjëra që shtetasit jo-BE duhet t’i dinë rreth zhvendosjes në Zvicër
-
Cyrihu, qyteti i tretë më pak tërheqës evropian, për të ardhurat nga qiraja e pronave
-
Zvicër: Lajmet kryesore të ditës së hënë
-
Çiklizmi në tren: Rezervimi i vendit nuk e zgjidh mungesën e hapësirës