CH-Ballkani
Maqedoni: 7 parti politike shqiptare
Në Maqedoni ende nuk janë shuar preferencat për formimin e partive politike shqiptare, numri i të cilave ka arritur në shtatë (BDI, PDSH, LR-PDSH, RDK, BESA, PPD, Uniteti)
Në garën politike deri tani vazhdimisht kanë dalë subjekte të reja politike, të cilët konkurrojnë me programet e tyre politike për të tërhequr elektoratin.
Në fillim të pluralizmit politik ka funksionuar vetëm një parti politike shqiptare, Partia për Prosperitet Demokratik (PPD).
Pas dy dekadave, skena politike shqiptare pasurohet me dhjetëra parti të reja, shumica prej të cilave kohë pas kohe kanë shuar aktivitetin e tyre politik.
Formimi i partive politike është shndërruar në një trend më të preferuar nga shumica e qytetarëve dhe grupimeve të ndryshme, që synojnë ardhjen e tyre në pushtet., shkruan INA përcjell albinfo.ch
Përkundër kësaj situate, analistët thonë se, nëse partitë e reja nuk ofrojnë një front të përbashkët opozitar, pozicion më të favorshëm në skenën politike shqiptare do të kenë Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) dhe Partia Demokratike Shqiptare (PDSH).
Të ngjashme
Të tjera nga CH-Ballkani
E-Diaspora
-
Luljeta Elezi, artistja e parë shqiptare anëtare e rregullt e Shoqatës Ndërkombëtare Frédéric Chopin Emërimi në shoqatën prestigjioze në Varshavë vjen si vlerësim për interpretimet e saj të suksesshme të... -
Ambasadori Ajeti: Goethe-Institut heq fusnotën nga emri i Kosovës -
Haxhiu – mërgimtarëve: Kosova ju pret me zemër të hapur, mirë se vini në shtëpi -
Isah Mustafa merr pjesë në Festivalin prestigjioz të Avignon-it në Francë -
Lidhja e Mjekëve Shqiptarë në Zvicër: Dr. Imer Hajdari la pas një trashëgimi të çmuar në shërbim të pacientëve
Jeta në Zvicër
-
SVP kërkon lehtësim të rregullave për instalimin e kondicionerëve në Gjenevë Partia argumenton se spitalet, shkollat dhe shtëpitë e kujdesit nuk duhet të përballen me procedura të... -
Trafiku në Zvicër rritet me rritjen e kostove -
Gjenevë: Ndalohet shitja e cigareve elektronike, në pritje të një vendimi përfundimtar nga sistemi federal i drejtësisë -
Nëntë kilometra bllokim trafiku në Portalin Verior të Gotthardit -
Zvicra i bashkohet paktit të blerjes së municioneve të NATO-s













