Maqedonia
Maqedoni: Do të fillojë vaksinimi me “Pfizer” për fëmijët mbi 12 vjeç
Prej ditës së premte në Maqedoninë e Veriut (RMV) do të mund të vaksinohen kundër COVID-19 edhe fëmijët nga mosha 12 vjeç. Vaksina që do të përdoret për fëmijët është “Pfizer”.
Ministri i Shëndetësisë në RMV, Venko Filipçe, tha se autoritetet shëndetësore do të duhet të paraqiten për të aplikuar për vaksinën nga dita e hënë deri të enjten.
“Sa i përket vaksinimit të fëmijëve, do të duhet të caktohen afate për aplikimet dhe do të jenë në faqen zyrtare të ministrisë, duke filluar nga sot e deri të enjten. Më pas do të nisë procesi, pasi vaksina ‘Pfizer’ kur të hapet si njësi duhet të vaksinohen 6 persona, meqë janë 6 doza dhe nëse paraqiten një ose dy fëmijë, rrezikohet 4 të tjerat të hidhen. Të premten fillon procesi i vaksinave”, u shpreh Venko Filipçe.
Ndërkohë, qytetarët e Maqedonisë së Veriut prej sot do të mund të vaksinohen pa pasur nevojë që të bëjnë aplikim apo kërkesë paraprake. Ministri Filipçe mendon se ky është një sistem i mirë dhe duke parë ecurinë e procesit, do të ketë ndryshime të procedurave nëse do të jetë e nevojshme.
“Mendoj se është sistem i mirë që të vazhdojmë pa aplikime, me qëllim që të jetë sa më i madh interesi i qytetarëve, që ata të mund të vijnë në çdo pjesë të ditës, kur të kenë mundësi dhe të mos kthehen prapa. Do të bisedoj me drejtorët e qendrave shëndetësore dhe do të shohim si do të organizohet radha. Do të shohim si do të kalojë dita e sotme dhe ku të ketë nevojë do të ndërhyjmë”, tha Venko Filipçe.
Vaksinimi në terren me ekipe të lëvizshme në RMV po ecën normalisht. Ministri njoftoi për shkurtim të afatit të rivaksinimit nga 12 në 6 javë për personat që vaksinohen me Astra Zeneca.
Rreth 662 mijë qytetarë kanë marrë të paktën njërën dozë të vaksinës.
E-Diaspora
-
Rama njofton për programin e veçantë për emigrantët që duan të investojnë në Shqipëri Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, njoftoi sot për një program të veçantë për të gjithë emigrantët...
-
400 mijë të regjistruar përmes platformës e-diaspora
-
Bizneset ekspozojnë produktet e tyre në “Panairi Lugina” në Zvicër
-
Arbëreshët, kjo rrënjë e fortë e Atdheut!
-
Osmani u drejtohet bizneseve amerikane në Teksas: Investoni në Kosovë
Jeta në Zvicër
-
“Qeveria kantonale duhet të sjellë Eurovisionin në Cyrih” Kwshilltarja kantonale e GLP-sw, Chantal Galladé dëshiron të dijë nga qeveria kantonale se si është e...
-
Hedhja e parave nga qielli në Cyrih: Një 12-vjeçar është plagosur rëndë me sende të mprehta
-
Zvicra ‘shtyn’ ukrainasit të punojnë më shumë
-
Kështu e imagjinojnë qytetin e tyre vajzat e Bazelit
-
Përdorimi më i ulët i armëve të policisë zvicerane në 14 vjet