Lajme
Maqedoni, gaz lotsjellës kundër emigrantëve
Policia e Maqedonisë përdori gaz lotsjellës ndaj emigrantëve dhe refugjatëve aziatikë në afërsi të Gjevgjelisë. Vetëm brenda një nate më shumë se 3000 imigrantë kaluan kufirin
Gjendja në Maqedoni, në kufirin me Greqinë po bëhet edhe më dramatike. Një ditë pasi Qeveria në Shkup shpalli gjendje të jashtëzakonshme, policia e Maqedonisë përdori gaz lotsjellës ndaj emigrantëve dhe refugjatëve aziatikë.
Vetëm brenda një nate më shumë se 3000 imigrantë kaluan kufirin greko-maqdonas.
Policia, siç raportojnë mediet, përdori gaz lotsjellës në zonën tampon me grinë në afërsi të Gjevgjelisë, për të shpërndarë mijëra emigrantë dhe refugjatë që po tentonin ta kalojnë kufirin. Për momentin, shifra e emigrantëve në kufirin jugor është rreth 5.000, të cilët u transportuan në kufij nga autoritetet greke.
Nga përdorimi i gazit dhe forcës, thuhet se të paktën 8 persona janë plagosur, amdje një djalë i ri është parë me gjak.
Një ditë më parë, Qeveria e Maqedonisë shpalli dje gjendjen krize në kufirin me Grqinë dhe atë me Serbinë, për shkaka të fluksit të madh të refugjatëve nga Siria, Iraku e Afganistani.
Të tjera nga Lajme
E-Diaspora
-
Sabahet Meta: “Kino Kosova” është një hapësirë dialogu përmes filmit "Synimi ka qenë krijimi i një hapësire të qëndrueshme për promovimin e filmit kosovar dhe shqiptar,... -
“Kino Kosova” hapi dyert me sallat plot dhe rrëfime që sollën Kosovën në ekran -
“Pse jemi të ndarë?” – Një thirrje e fuqishme për vetëdijesim -
Premierë botërore për filmin “Dua” në Festivalin e Kanës, moment krenarie për kinemanë kosovare -
Dua Lipa publikon albumin dhe filmin koncertal “Live From Mexico”
Jeta në Zvicër
-
Mungesa e strehimit në Cyrih dominon votimin e 14 qershorit Mungesa e banesave në Cyrih dominon votimin më 14 qershor. Dy iniciativa po bëjnë thirrje për... -
Sabahet Meta: “Kino Kosova” është një hapësirë dialogu përmes filmit -
Qeveria zvicerane shpjegon të mirat dhe të këqijat e propozimit “Jo 10 milionëve” -
A do të sjellë El Niño nxehtësi rekord në Zvicër? -
Zvicra mbështet tribunalin special për Ukrainën














