Maqedonia

Maqedoni: Pjesëmarrja në zgjedhje, afro 49 për qind

Procesi zgjedhor për raundin e dytë të zgjedhjeve lokale në Maqedoninë e Veriut, në orën 19.00 ka përfunduar në 39 nga gjithsej 44 komuna, në të cilat të dielën qytetarë votuan për zgjedhjen e kryetarëve të rinj.

Në pesë komuna votimet do të vazhdojmë për më shumë se dy orë për shkak të ndërprerjes së procesit të votimit në orët e paradites për arsye teknike.

Kryetari i Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve (KSHZ), Aleksandar Dashtevski, tha se deri në orën 18.30 në votime kanë dalë 48.48 për qind e qytetarëve me të drejtë vote.

Dalje më e lartë është regjistruar në komunën e Vevçanit, 81.2 për qind, ndërsa më e ulët në Saraj të Shkupit, 28.12 për qind.