Maqedonia

Maqedonia e Veriut: Pesë raste pozitive me koronavirus, një i vdekur

Në Maqedoni të Veriut në 24 orët e fundit janë regjistruar pesë raste të reja me koronavirus, nga testimi i 2531 mostrave.

Ndërkohë është raportuar edhe për një të vdekur si pasojë e COVID-19 në 24 orët e fundit, një person i moshës 76-vjeçare nga Vinica.

Në raportin e publikuar nga Ministria e Shëndetësisë e Maqedonisë Veriore thuhet se janë shëruar 86 persona në 24 orët e fundit.